Karantina e koronavirusit ne Kavaje eshte papergjegjshmeri thuhet ne nje reagim te Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.
Deklarate e Gazment Bardhit:
Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!











