• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Miliarderi që do sfidojë Trumpin në nëntor, zbulohen sekretet e kandidatit për president

droni by droni
22 February, 2020
in Rajoni
0
Miliarderi që do sfidojë Trumpin në nëntor, zbulohen sekretet e kandidatit për president
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjitja e papritur e Majkëll Blumberg në sondazhe, është nxitur kryesisht nga shpenzimi i një sasie të madhe parash nga vetë biznesmeni. Ato po përdoren për të financuar fushatën elektorale, me synim prezantimin e njeriut 64 miliardë dollarësh një elektorati kombëtar, që kryesisht nuk e di sesi qeverisi ai për 12 vite rresh Bashkinë e Nju Jorkut. Po kush është Majkëll Blumberg, që shihet nga shumë analistë si i vetmi që mund të rrezikojë e fitoren e pritshme të presidentit aktual Donald Trump?

I ati i tij ishte një llogaritar në një bulmetore, dhe nuk fitonte kurrë më shumë se 6.000 dollarë në vit. E ëma e bindi avokatin e familjes irlandeze të blinte një shtëpi në periferi të Medford në Masaçusets, për t’ja shitur atë Blumbergëve. Kjo pasi agjentët e pasurive të patundshme, nuk donin t’u shisnin shtëpi hebrenjve.

Majkëll ishte një bojskaut në adoleshencë. Ai shoqëronte shpesh të moshuarit në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve. Libri i tij më i preferuar në moshë të re ishte romani ”Xhoni Trimein” i shkrimtars Ester Forbs mbi djalin e varfër Pol Rever që bëhet spiun. Blumberg thotë se e ka lexuar atë libër “të paktën 50 herë”.

Në shkollën e mesme të Medford, ai ishte anëtar i shoqërisë debatuese. Ai shkoi një ese ku pretendonte se Frenklin Ruzvelt, i dinte paraprakisht planet e Japonisë për të sulmuar Pearl Harbour dhe e lejoi të ndodhte. Pasi ai mendonte se Lufta e Dytë Botërore do të ndodhte gjithsesi, dhe kjo do ta fuste SHBA-në në konflikt, por nga ana tjetër do ta nxirrte nga kriza ekonomike.

Në universitetin Xhon Hopkins në Baltimora, ai ishte student i shkëlqyer i inxhinierisë. Në atë kohë u tregoi miqve të tij dëshirën që një ditë të bëhej presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Kur hyri në Shkollën e Biznesit në Harvard, e ëma i tha: “Mos u bëj mendjemadh!” Për shkak të simptomës së këmbëve të sheshta, nuk u rekrutua si ushtar në Luftën e Vietnamit.

Puna e tij e parë pas diplomimit në qershorin e vitit 1966 ishte në bankën “Salomon Brothers” në Wall Street, ku merrej me letrat me vlerë, dhe fitonte 9.000 dollarë në vit. Ai mburrej se shkonte në punë që në 7 të mëngjesit, më herët se kushdo tjetër përveç menaxherit Billi Salomon, djalit të themeluesit të kompanisë.

Në janarin e vitit 1976, arriti të pilotojë dhe ulë një helikopter të përfshirë nga flakët në një ishull të vogël në Konektikat. “Të gjithë pilotët mësojnë të marrin një angazhim, dhe t’i përmbahen atij, duke ndjekur manualin. Kush nuk e bën këtë, nuk mbijeton”- do të shprehej më vonë. Ai u martua po atë vit, në moshën 34-vjeçare, me vajzën e një komandanti në pension të Forcave Ajrore. Së bashku, patën 2 vajza.

Në vitin 1979, Blumberg e zhvendosi zyrën e tij në një kat tjetër, për të mbikëqyrur sistemet e informacionit. Ai i kaloi 2 vitet e ardhshme, duke mësuar më shumë rreth kompjuterave të hershëm, gjë që i vlejti më vonë për të themeluar kompaninë “Bloomberg Terminal”.

Pushohet nga puna në vitin 1981, kur banka u ble nga dikush tjetër. Si partner Blumberg e pranoi vendimin, kur e kuptoi se do merrte si kompensim një shumë prej 10 milionë dollarësh. Ai i përdori ato para për të ngritur kompaninë e tij.

U divorcua në vitin 1993, dhe nuk u rimartua më. Braktisi Partinë Republikane për të shkuar tek ajo Demokratike, në prag të kandidimit të tij si kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut në vitin 2001. Në fjalimin e shpalljes së kandidaturës, përdori plot 117 herë përemrin vetor “Unë”.

Në fillim të fushatës së tij të parë, një votues e pyeti Blumberg mbi përmbajtjen e Amandamentit të Dytë. “Që është….?”- ishte përgjigja e tij. Ndonëse premtoi se nuk do të shpenzonte më shumë se 30 milionë dollarë për fushatën e tij të parë për kryebashkiak, në fakt harxhoi gati 74 milionë dollarë.

Ai e punësoi vajzën e tij si koordinatore të programeve në Bashkinë e Nju Jorkut. Ndërkohë, punësoi të motrën si komisionere e Komisionit të Qytetit për OKB, Përfaqësitë Konsullore dhe Protokollin. Rroga e tij dhe e familjarëve, ishte tejet simbolike, vetëm 1 dollar në vit.

Në korrikun e vitit 2003, kur ish-këshilltari i bashkisë Xhejms Dejvis, u vra në sallën e mbledhjeve, Blumberg nisi të lobim për një kontroll më të rreptë mbi armët. “Unë nuk e di pse njerëzit mbajnë armë. Ato vrasin njerëz”- tha ai menjëherë pas ngjarjes. Madje që nga fillimi i mandatit të dytë, ai u ka dhuruar më shumë se 270 milionë dollarë organizatave që mbështesin lëvizjen për kontrollin e armëve në SHBA. Në vitin 2006, pushoi nga puna një punonjës të bashkisë, pasi ai po luante në kompjuterin e tij të zyrës lojën e famshme me letra “Solitaire”.

Si kryetar bashkie, ishte një mbrojtës agresiv i shëndetit publik. Ndaloi pirjen e duhanit në restorante dhe bare, dhe u përpoq të bindte njujorkezët të konsumojnë më pak kripë dhe yndyrë.

Pasuria e tij ishte rreth 4 miliardë dollarë, kur mori mandatin e parë si kryetar bashkie. Dhe mbërriti në më shumë se 33 miliardë dollarë, kur u largua pas 3 mandateve. Në 2018, ai ishte miliarderi i dytë më bujar në SHBA, vetëm pas Xhef Bezos. Majkëll pretendon se deri tani ka dhuruar gati 10 miliardë dollarë. Ai ka 12 shtëpi të mëdha, përfshirë shumë prona të patundshme në Nju Jork, Londër, Bermuda dhe Florida. Majkëll Blumberg nuk i pëlqen filmat, ndërsa mendon se bejsbolli, një nga sportet më popullore në Amerikë, është i mërzitshëm. Në një rast ka thënë se i do shumë mbrëmjet e të dielave, pasi të nesërmen i duhet që të shkojë në punë.

I ati vdiq në moshën 57-vjeçare, e ëma në moshën 102-vjeçare. Vetë ai ka thënë se ai planifikon të jetojë deri në moshën 125-vjeçare. /Bota.al

Tags: kandidatimiliardertrump. viraliZGJEDHJET
Previous Post

“Dosjet flagrante”, PD: Prokuroria e Tiranës, vegël politike për mbylljen e aferave të Veliajt me Fusha shpk

Next Post

Viktima në Itali, po vendi ynë sa i përgatitur është për përballimin e koronavirusit?

droni

droni

Next Post
Panik ne Itali, tani 16 te prekur nga koronavirusi

Viktima në Itali, po vendi ynë sa i përgatitur është për përballimin e koronavirusit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.