Eshte ndare nga jeta ne menyre te papritur motra e ish-kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Zamira Spahiu nderroi jetë sot pasdite në moshën 55-vjeçare. Ajo ishte juriste dhe ekonomiste pasi ka përfunduar të dyja fakultetet.
Per disa kohe ka qenë kancelare në Prokurorinë e Apelit në Tiranë dhe në Prokurorinë e Krimeve të Renda. Ndërsa më herët ka punuar si audite financiare në KLSH dhe në Ministrinë e Arsimit.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë ish-deputeti përmes një postimi prekës në rrjete sociale ku shkruan “Lamtumirë motra ime…”.
Në njoftimin që ka shpërndarë Spahiu bëhet me dije se e motra do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 13:00.












