Vazhdojnë polemikat mes presidences dhe mazhorances me reagime ne rrjete sociale.
Në kundërpërgjigje ndaj reagimit te deputetit Ulsi Manja, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, ka paralajmëruar deputetin e PS-së se faktet e reja që do dalin në dritë do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.
Me qetësi dhe drejtësi!
Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar.Të presim!”- shkruan Blushi.
/DRONI.al/











