• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/FRPD startoi protestat e opozitës, çfarë ndodhi tek Kryeministria: Sërish po na sundon një kastë

droni by droni
20 February, 2020
in Politika
0
FOTO/FRPD startoi protestat e opozitës, çfarë ndodhi tek Kryeministria: Sërish po na sundon një kastë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, moment që pasoi lëvizjen studentore, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi një protestë në sheshin para kryeministrisë.

Të rinj e të reja, kryesisht studentë, iu përgjigjën thirrjes së FRPD dhe u bashkuan në këtë protestë, që megjithëse përkujtimore, përcolli mesazhe lirie e demokracie, në një kohë kur vendi është sot i keq qeverisur, ku rinia vuan mungesën e shkollimit cilësor dhe mundësinë e punësimit dhe të një jete normale..

Në fjalën e tyre të rinjtë që morën fjalën në protestë thanë se edhe sot pas 29 vitesh, ka ende buste për tu rrëzuar dhe thirrja që shoqëroi rënien e diktaturës, Liri-Demokraci, mbetet edhe sot aktuale.

Folësit sollën edhe aktualitetin e rinisë sot që po detyrohet të braktisë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, pasi Shqipëria për shkak të keqqeverisjes nuk ua ofron këtë. Sipas tyre, Edi Rama dhe qeveria e tij ka vrarë shpresën e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.

“Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, – u shpreh kreu i Forumit Rinor të PD.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI, GJATË PROTESTËS SË SOTME

Kur i dërguam njoftimin policisë për këtë tubim që po bëjmë sot, përgjigja që morëm ishte në fakt, arsyeja pse kemi dalë këtu. Policia tha se nuk shihte asgjë urgjente në motivet e protestës tonë, ndaj dhe nuk ishte dakort!

Pra, sipas tyre, sipas Lleshit, sipas qeverisë, sipas rilindjes, paska kohë plot!
Kjo është më e pakta tallje, por në fakt është bash e vërteta e tyre.Nuk ka asgjë urgjente për këta, sepse janë kapur aq fort pas karrikes dhe privilegjeve dhe janë verbuar pas parasë dhe luksit, sa nuk shohin e nuk kuptojnë, urgjencën e madhe të vendit, të kombit.Si nuk paska urgjencë një vend që po plaket?!

Si nuk paska urgjencë një vend që po braktiset nga rinia, nga profesionistët, nga studentët, nga pjesa e tij më vitale? Një vend ku po ikin të gjithë, paska ende kohë?!
Dy ditë më parë, një mikja ime dhe e juaja, Ina, edhe pse ka një jetë të rregulluar, ka kushte, i ka arritur me punë e me mund, edhe pse po pret me bashkëshortin momentin e saj më të lumtur, të behet nënë, më tha që ka prerë biletat dhe do ikë përfundimisht në Gjermani.

Jam prekur sepse Ina është një prej atyre njerëzve që i duhet vendit. Ajo e do Shqipërinë, e do të ardhmen tonë europiane, dhe ka shumë energji e ide të vlefshme. Janë mijra prej nesh që po ikin.A kanë ata arsye? Patjetër që kanë. Ne fatkeqësisht jemi kthyer në një vend që prodhon vetëm stres e mungesë besimi, sepse kështu ndodh në një vend që sundohet, që keqqeveriset, që vidhet. Kështu ndodh në një vend ku qytetari nuk merret në konsideratë. Kështu ndodh në një vend ku qeveria ka prioritet rritjen e pushtetit dhe pasurisë së një grushti njerëzish.

Hapsirat e lirisë sa vijnë e ngushtohen, dhe modelet që ofrohen si histori suksesi, janë ose trafikantët e kriminelët me damkë, ose bijtë dhe bijat, të afërmit, rrjeti nepotik i rilindjes.
Pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot. Por jo cdo ndryshim ka ardhur për mirë. Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë!Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Eshtë instrumenti i tyre i lirisë, dhe forma e fortë e protestës që kanë zgjedhur.

Por mirëkuptoj, inkurajoj, vlerësoj dhe respektoj pa fund ata që po rrinë, që po rezistojnë. Sic jeni ju sot, e sic janë mijra e mijra të rinj si ju, burra e gra, njerëz të këtij vendi që nuk janë dakort me këtë qeverisje e me këtë sistem, e duan ndryshim!
Dhe ndryshimi do të vijë të dashur miq.Jam i sigurtë se do të vijë në momentin më të parë që të kemi një ballafaqim politik të ndershëm, me votë të lirë, me këtë organizatë të korruptuar që e ka zyrën këtu pas nesh.

Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin që duam që në ditët e para. Anullimi i ligjit për arsimin e lartë, dhe hartimi i një ligji të ri, që ka në thelbin e vet, studentin dhe nevojat e tij do të jetë nga vendimet e para të PD.Do hapet gara në këtë vend, do shtohen mundësitë, do të ketë energji. Vendi do gëlojë nga idetë, nga sipërmarrja, nga zhvillimi.
Sado gjatë, nuk mund të mbahet peng përgjithnjë një vend me një rini si e jona. Një rini që kërkon të studiojë, që kërkon të aftësohet, që endërron të jetë si gjithë Europa. Është e pamundur, dhe falë jush, e bashkë me Partinë Demokratike, ditë më të mirë na presin, dhe ne do i prijmë atij realiteti!

/DRONI.al/

Tags: Belind kelliciFRPDkryeministriaprotesta
Previous Post

Vijon ende gjyqi, caktohen gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen e ish-ministrit Tahiri

Next Post

1.3 ton kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut, reagon policia shqiptare, roli i tyre në operacion

droni

droni

Next Post
Ky është kamioni ku u fshehën 1.3 ton kokainë, ministri maqedonas e konfirmon: Ne kapëm vetëm 1 kg

1.3 ton kokainë që u kap në Maqedoninë e Veriut, reagon policia shqiptare, roli i tyre në operacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.