Eshtë zbuluar arsyeja se pse tre makinat ne Vlore u zhytën në ujë dhe u gjetën aty diten e sotme.
Tre makina u gjeten mes dallgëve të detit në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Nga të dhënat e para dyshohet se tre fuoristradat ngecën në ujë në tentativë për të nxjerrë një varkë peshkimi nga deti.
Automjetet janë futur një e nga një det për të tërhequr varkën por kanë ngecur në ujë, nderkaq pas sinjalizimit kanë mbërritur në vendin e ngjarje forcat e policisë të cilët sekuestruan varkën e peshkimit.
/DRONI.al/











