Emiratet e Bashkuara Arabe kane habitur me shifrën e konsiderueshme që ka vendosen të japin për Shqiperinë në kuadër të procesit të rindërtimit.
Ky vend konfirmoi në konferencën e donatorëve se do të japë 70 milione euro në total për projektet që do realizohen në qarqet e dëmtuara nga tërmeti.
Përfaqësuesi i Emiratëve të Bashkuara Arabe tha se me ketë shumë do të ndërtohen 2 mijë shtëpi nga 11 mijë që rezultojnë në total të pabaueshme.
Ndërkohë një tjetër vend arab, Katari bëri të ditur se do ti japë Shqiperisë 5 milione dollarë ndihma.











