• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Korrupsioni në Shqipëri në rritje, zyrtarët njoftojnë masa të reja

droni by droni
17 February, 2020
in Kronika
0
Korrupsioni në Shqipëri në rritje, zyrtarët njoftojnë masa të reja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korrupsioni në Shqipëri, sipas organizatës “Transparency International, Bankës Botërore dhe disa organizatave monitoruese shqiptare, është përkeqësuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit llogarit disa miliarda euro dëme në buxhetin e shtetit gjatë 8 viteve të fundit, prej keqmenaxhimit të fondeve publike, abuzimit me tenderat, konçensionet dhe administrimin e pronës publike.

Ministria e drejtësisë, si koordinatore kombëtare në luftën kundër korrupsionit, thotë se situata politike në vend, vonesat në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin.

Zyrtarët pohuan se për të luftuar korrupsonin janë bërë ndërhyrje ligjore në disa sektorë problematikë, si në atë të prokurimeve publike, janë rritur shërbimet online ndaj qytetarëve, janë intensifikuar përpjekjet në luftën kundër pastrimit të parave përmes kompanive të regjistruara në parajsa fiskale etj.

Korrupsioni në Shqipëri në rritje

Shqipëria humbi 7 vende, në renditjen globale të “Trancparency International” përsa i përket korrupsionit për vitin 2019, duke u renditur në vendin e 106-të. Kjo rënie vazhdoi për të tretin vit, pas një trendi pozitiv që pati 5 vjet më parë. Korrupsioni është evidentuar si dukuri në rritje dhe mjaft i përhapur edhe në disa raporte të tjera si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Bankës Botërore, që nënvizoi së fundi se mbi 36 % të bizneseve shqiptare iu është kërkuar të paktën një herë rryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe gati dy herë më e lartë se mesatarja botërore. Zyrtarët thonë se kanë reflektuar mbi raportin e “Transparency International” duke nënvizuar se edhe ngjarjet politike, si zgjedhjet vendore që u bojkotuan nga opozita, apo dhe vonesat në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, ndikojnë në perceptimin e qytetarëve.

“Patjetër që ne jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e qeverisjes vendore mund të kenë ndikuar në matësin e “Transparency International”. Gjithashtu dhe raporti i Bankës Botërore është një element që ka ndikuar, por edhe reforma në drejtësi, pasi fakti që ne po bëjmë një reformë nga fillimi, ndikon dhe kjo në perceptim”, – thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.

Zonja Caka thotë se me ngritjen e Strukturës së Posaçme për Krimin e organizuar dhe korrupsionin, lufta ndaj korrupsionit pritet të ketë rezultate pozitive.

Qendra për Kërkime Ekonomike, sipas një studimi, nxjerr në pah se 1 në 2 qytetarë ndodhen në kushtet e presionit për korrupsion në marrjen e shërbimeve publike. Drejtori ekzekutiv i kësaj Qendre Zef Preçi shprehet se korrupsioni, nga forma e mitmarrjes në vitet 90, tani është sofistikuar. Ai veçon përdorimin e ligjit për përfitime personale, dhe kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale.

“Në të njëjtën kohë fakti që më shumë se gjysma e kompanive të huaja që operojnë në tregun shqiptar në shfrytëzimin e pasurive të rëndësishme natyrore të vendit janë kompani offshore, pa identitet të pronarëve, aksionerëve me transaksione të ligjshme por tejet të dyshimta sa i takon fshehjes së fitimeve të tyre, ka bërë që të cënohen interesat e ekonomisë publike. Dhe njëkohësisht ka dhe një dyshim në rritje për përfshirje të vendim-marrësve të rëndësishëm në përfitime të kësaj natyre”, – shprehet Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Ekspertët thonë se ka dyshime që kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale përdoren jo vetëm për përfitime personale por edhe për pastrim parash. Zv Ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, pohon se janë shtuar përpjekjet për të luftuar dukurinë e pastrimit të parave përmes këtyre kompanive dhe nënvizon se Shqipëria po bashkëpunon me mjaft vende në këtë drejtim.

“Është një luftë që bën çdo shtet dhe strukturë ndërkombëtare. Pas atyre që konsiderohen hedhja publike e të dhënave, është zbuluar që shumë zyrtarë i pastrojnë paratë e tyre në ato që konsiderohen ishuj offshore. Shqipëria si pjesë e një sërë konventash ndërkombëtare, konkretisht do të​ përmend “Manival”, ka parashikuar një plan veprimi me masa konkrete për pastrimin e parave në Shqipëri”, – thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.

Sipas të dhënave të KLSH, buxheti i shtetit ka pësuar 8 vitet e fundit një dëm afro 6 miliard euro si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike, abuzimit me tenderat dhe prokurimet, si dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qera të pasurisë shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me buxhetin e shtetit për një vit e gjysmë. Dëmi ka pësuar rritje të konsiderueshme krahasuar me atë në harkun kohor 2002 – 2011.

Kritikët thonë se 1/3 e prokurimeve janë kryer me një ofertues, ose ¼ e fondeve janë dhënë në këto kushte, duke rritur kështu premisat për favorizime klienteliste.

“Fakti që përdorimi i prokurimeve on line në mjaft raste i afrohen fondit limit, pra 100%, tregon se njësitë e prokurimit u japin informacion paraprakisht konkuruesve, tregon që mes konkurentëve ka marrëveshje të fshehta dhe ka paracktim të fituesve, kryesisht të motivuar për interesa politike. Dhe kjo tregohet tek rasti i kontratave me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje publike”, – thotë Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Zyrtarët e pranojnë se ka patur shkelje në fushën e prokurimeve sa i takon kontratave me negocim dhe pa shpallje. Sipas Zv- Ministres së Drejtësisë këto praktika aktualisht janë ulur ndjeshëm.

“Në vitin 2019 numri i kontratave që janë bërë me negocim është vetëm 3 %. Agjensia e Prokurimit Publik jo vetëm që ka ndryshuar numrin e kontratave me prokurim publik, por ka bërë dhe një ndërhyrje në ligjin për prokurimet publike, ku thuhet që​, nëse ti do të​ përdorësh një prokurim me negocim dhe pa shpallje si autoritet kontraktues duhet arsyetosh se pse ke zgjedhur këtë prokurim me negocim dhe jo një të hapur”, – sqaron Fjoralba Caka, Zv/Ministre e Drejtësisë.

Një sektor tjetër ku korrupsioni është i përhapur është dhe sistemi arsimor. “Qëndresa qytetare” në një sondazh për korrupsionin në arsim konstaton se 73% e studentëve e peceptojnë prezent atë përmes formave të ndryshme, në këmbim të notës apo detyrimit për shitje-blerje të librave të pedagogëve nga studentët.

“E kemi nisur me arsimin për shkak se e konsiderojmë si burimin e korrupsionit në shoqëri. Nëse një student edukohet duke dhënë para për një provim, merr një diplomë me para, ai është i prirur të jetë një zyrtar i korruptuar në të ardhmen, pra të blejë pozicionin publik dhe të ofrojë shërbimin në këmbim të rryshfetit”, – thotë Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”.

Në vitin 2019, sipas ministrisë së drejtësisë, janë referuar në Prokurori nga policia mbi 2 mijë e 330 çështje që lidhen me veprat penale të korrupsionit, dhe më shumë se 30% e tyre janë dërguar në gjykatë, ndërkohë 500 persona janë dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit.

Por edhe pse korrupsioni në Shqipëri ka një përhapje të gjerë, ndëshkimi kryesisht i zyrtarëve të lartë vazhdon të jetë problem, një shqetësim që nënvizohet edhe në raportin e DASH ku thuhet se dënimi i zyrtarëve ka qenë i rastësishëm dhe i paqëndrueshëm dhe se zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh i kanë shpëtuar hetimit./VOA

Tags: analizakorrupsioniZeri i AMERIKESzyrtaret
Previous Post

E pazakontë dhe e mistershme në Vlorë, tre makinat gjenden të zhytura në det

Next Post

Bruksel, sot konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë

droni

droni

Next Post
Bruksel, sot konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë

Bruksel, sot konferenca e Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.