Sot para Ambasadës Gjermane, qindra të rinj qëndronin në radhë për të zhvilluar intervistën. Të gjithë kishin një qëllim, të merrnin vizën e punës për të emigruar në Gjermani.
Gazeta Mapo publikoi nje foto ku rradha e te rinjve te kujtonte pamjet e viteve 90 te rruga e ambasadave.
Me familje ose të vetëm, qytetarët ishin duke pritur për një “Po” nga Ambasada Gjermane, pasi më herët kanë aplikuar për punë pranë bizneseve në Gjermani. Kjo pamje tregon dëshirën e të rinjëve për tu larguar nga Shqipëria.











