Në Bruksel do të zhvillohet sot Konferenca e Donatorëve, ku Shqipëria shpreson te një solidaritet, por të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.
Kryeministri Edi Rama u shpreh dje optimist për faktin se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa banesa.
Kujtojme se KE ne dhjetor te vitit te kaluar dhuroi dhe 15 milionë euro për Shqipërinë.
vijon..
/DRONI.al/











