Këto janë pamjet e para pas shpërthimit të eksplozivit, vendosur përpara dyqanit të Arben Malotajt në Gocaj të Lezhës gjatë natës.
Ngjitur me dyqanin që ka pësuar dëme, është shtëpia e Malotaj, që në momentin e tronditjes ka qënë duke festuar ditëlindjen.
Familja u shpreh se nuk kanë konflikte, dhe nuk arrijne te gjejne motivin se pse u kane vendosur eksploziv.
“Ne mesnatë e dëgjuam dhe më pas njoftuam policinë”. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/












