Modelja e famshme e Titanes Oriola Marashi eshte shoqeruar per nenpolici pasi zbriti nga nje veture tip audi.
Sipas asaj që raporton gazeta “Si”, Marashi u ndalua pasi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike, me peshë 1.9 gramë.
Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti, tha policia për gazetën , si dhe E. Krasniqi.
Më tej i njëjti burim thotë për gazetën Si se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”, ka thënë modelja.
Policia do ta referojë cështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh.












