Kina tregoi se si punon si shtet ne rastet emergjente dhe kritike per vendin. Pas lajmit se do te ndertohej nje spital i madh, mesohet se kjo eshte bere realitet, pasi i gjithe vendi u perkushtua ne realizimin e tij brenda pak ditesh.
Mjekët dhe infermierët kanë mbërritur në Spitalin Leishenshan, objekti i dytë mjekësor i ndërtuar në Wuhan brenda disa ditësh. Grupi i parë i pacientëve pritet që të mbërrijë nesër, ndërsa spitali është mbushur me kurat përkatëse ndaj virusit vdekjeprurës.
Ndërtimi në Spitalin Leishenshan zgjati 12 ditë, sipas CCTV. Struktura ka 32-reparte dhe 1.500 shtretër ku do të trajtojë ekskluzivisht pacientët e infektuar me koronavirusin e ri.
/DRONI.al/











