Sekuestrohet makina e blinduar e Landi Muharremit, I njohur me pseudonimin ‘Rrumi’ nga Shijaku.
Bllokimi është bërë në kuadër të operacionit Forca e Ligjit dhe aksionit që është shtrirë në disa qytete të vendit.
Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtligjshme.
Landi Muharremi njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, i përshirë në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016, ndërsa ishte në makinë në 1 nëntor të vitit të kaluar në Shkozet kur iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja.
/DRONI.al/












