Pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të Nexhmie Pagarushës, kane reaguar artiste, qytetare dhe figura te tjera te njohura te vendit.
Mes tyre eshte dhe kreu i opozites Lulzim Basha, i cili shpreh ngushellimet e tij per humbjen e kesaj artiste.
“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.
Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.
Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë”,-shkruan Basha.
Pagarusha u nda nga jeta ne moshen 86-vjecare pasi vuante nga nje semundje e rende.
/DRONI.al/











