Pasi mori zyrtarisht postin e rendesishem, Albin Kurti ka filluar nga puna pa bere shumë bujë. U tha fillimisht se kishte nisur me rishikimin e vendimeve te marra nga paraardhesi i tij, dhe me pas me vendosjen e axhendave.
Burime për mediat thonë se ditën e martë me datë 11 shkurt, Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë Tiranën ku pritet të ketë takime me autoritetet e larta shtetërore.
Kjo vizitë është e para e Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës që prej marrjes së detyrës. Ndërkohë që pritet konfirmimi i axhendës zyrtare dhe takimeve në kryeqytetin e Shqipërisë.
Në deklaraten e pare drejtuar mediave, Kurti u shpreh se ai dhe qeveria nuk do të pushojnë deri sa të shpërblejnë besimin e qytetarëve. Ai shtoi se do të ishte mirë që ministrat e ri të dilnin më shumë në terren e jo të rrijnë në zyrë.
/DRONI.al/











