Presidenti i Shtetit, Ilir Meta ishte me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo dhe sëbashku me të ka ndjekur fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington.
“Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancë Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan Presidenti Meta.












