Lirohet nga paraburgimi Vladimir Gjuta. Ai u arrestua më 4 janar, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.
Pavarësisht se kishte pësuar thyerje të dhëmbëve, kushëriri i Gjutës kishte tërhequr denoncimin dhe për këtë shkak Gjykata ka vendosur lirimin e tij.
Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është arrestuar më parë si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që u lirua në fund të hetimeve.
/DRONI.al/












