Një 22-vjeçar shqiptar besohet se është zhdukur në Greqi. Sipas mediave greke, i riu jetonte në Kato Lakatameia dhe rezulton i humbur që prej orës 06:00. Ne kete ore ai është parë për herë të fundit në shtëpinë e tij, njofton tv vizion ne Tirane.
Policia greke është vënë në kërkim të tij. Policët kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të mbledhur detaje e për të zbuluar se ku mund të jetë shqiptari.
Herën e fundit ai është parë i veshur me pantallona të errëta, atlete të bardha dhe xhaketë.













