Vazhdon ende të tërheqë vëmendje dosja e Shijakut me pengmarrjen e Jak Prengës.
Gjatë hetimit për pengmarrjen e Jan Prengës, policia ka gjetur edhe një automjet te vjedhur që ishte përdorur nga pengmarrësit.
Makina i përket një këngëtareje me emrin Kaje Tufa ose Rustemi, ajo është e njohur në botën e muzikës tallava. Makina e saj është vjedhur natën e tërmetit dhe ka ridalë dy muaj më pas nga hetimi për të gjetur Jan Prengën, raporton TCH.
Ai është rrëmbyer, vrarë e më pas është zhdukur dhe në mes të ngjarjes qëndron një sasi e madhe kokaine që është rrëmbyer në Angli. Policia ndaloi pesë persona të akuzuar për pengmarrjen por ende nuk ka gjetur trupin.
/DRONI.al/











