Nje police shqiptare u arrestua në Milano, pas një kontrolli rutinë nga policia italiane, pasi rezultoi se ajo kishte fshehur një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë, në brendësi të makinës me të cilën udhëtonte.
29 vjeçarja e arrestuar, ishte një punonjëse e policisë shqiptaremediave italiane.
Por permes një njoftimi për shtyp, Policia e shtetit ka njoftuar se 29 vjeçarja e arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali, nuk është më pjesë e policisë së shtetit, që prej vitit 2017, pasi ajo nuk ka fituar të drejtën për tu pajisur me certifikatë sigurie.
Më tej Policia e Shtetit thotë se, 29 vjeçarja, ish-police e shtetit, ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Reagimi i policisë së Shtetit:
“Policia e Shtetit
Në lidhje me një shtetase të arrestuar me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:
Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.
Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.
Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë”.
Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale”, thuhet në reagimin e policisë.











