Nje makine ka perplasur për vdekje një këmbësor në Prezë, nje fshat ne periferi te Tiranes. Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se ka ndërruar jetë në vend.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit është shoqruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.












