Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me reportazhin e Rai3 ku u deklarua se në Shqipëri është 12 fishuar kultivimi i kanabisit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë u tregua i ashpër në lidhje me këtë lajm duke e cilësuar një turp gazetaresk.
Edi Rama: ‘’Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!’’
vijon..
/DRONI.la/












