• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

S*ks ngjitur me gjimnazin ne Tirane, kodi, lokalet dhe pagesa

droni by droni
27 January, 2020
in Kronika, Kryesore
0
S*ks ngjitur me gjimnazin ne Tirane, kodi, lokalet dhe pagesa
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni Fiks Fare ka denoncuar sonte një skandal brenda dhe afër një shkolle në Kamzë. Një ish-nxënës i shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” ka dhene detaje se ne lokalet ngjitur me gjimnazin ushtrohet prostitucion.

Ndërkohë, brenda shkollës shitet lirshëm lëndë narkotike.

Brenda dy ditësh, emisioni investigativ dokumentoi se shumica e lokaleve ngjitur me këtë shkollë ushtrojnë prostitucion. Madje, afër gjimnazit janë edhe disa hotele për favoret seksuale. Në këto lokale dhe hotele shkojnë edhe nxënës të kësaj shkolle, ku për këto favore ka edhe një kod; dua një respekt! Nga ana tjetër, në afërsi të gjimnazit, por edhe brenda tij, shitet lëndë narkotike. “Fiks Fare” faktoi se në këtë zonë operojnë disa grupe shpërndarësish, duke vënë në rrezik të miturit dhe adoleshentët që mësojnë në këtë shkollë.

“Dua një respekt”, kodet për favore seksuale

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një nxënës i kësaj shkolle, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin. Ai denoncoi se në disa lokale afër shkollës “Ibrahim Rugova” ushtrohet prostitucion. Sipas tij, lokali i parë është 50 metra, i dyti 100 metra.

“Aty shkojnë nxënës 15, 16 vjeç, ata që janë në shkollë. Në këto lokale rrinë disa pleq, sa për mos të rënë në sy që është lokal femrash. Pronarët i japin raki falas pleqve. Te lokali i parë është një femër që e administron, nuk kuptohet dot kush është pronari. Te lokali tjetër, klientët shkojnë atje për të bërë porosinë dhe më pas shkojnë në një hotel të fshehtë. Te lokali i parë mbajnë vetëm kameriere femra, të vijnë te tavolina, të kërkojnë çfarë do të pish. Të fërkojnë nga kofshët. Unë nëse s’dua të pi gjë, i them ‘DUA NJË RESPEKT’. Kodi është dua respekt” –thotë denoncuesi. Ai pohon se pazaret i bën kamarierja.

“Njëri lokal ka 6 a 7 tavolina, janë të zëna me pleq, që mund të paguajnë ndonjë pije. Lokali i parë e ka hotelin të palicensuar, shumë afër shkollës. Te ajo zonë, ku janë këto lokale, krahas gjimnazit është edhe një shkollë profesionale, dy shkolla të tjera dhe një gjimnaz. Pikërisht midis dy shkollave ushtrohet prostitucioni. Në këtë zonë janë shkolla Profesionale e Kamzës, Kamza e Re dhe gjimnazi Ibrahim Rugova. Nëse shkoj, mjafton me këtë kod dhe direkt më ofrohet një shërbim seksual” – thotë ai. Ish-nxënësi pohon se në këto vende iu ofrohet shërbimi seksual edhe nxënësve të shkollës, nën 18 vjeç.

“Ka punuar e shkreta gjithë ditën në shtet”

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në këto lokale të njohura për nxënësit e shkollave në Kamzë. Ai shkon në një lokal përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Bisedon me një vajzë dhe i kërkon favore seksuale. Ajo i thotë se sot s’mundet, se nuk është mirë.

“Hajde nesër” i thotë. Ulet në një tavolinë tjetër, ku është sërish një vajzë. I thotë “dua një respekt nga ty”, dhe ajo i përgjigjet se “nesër, tu pa tu bë!”. Djali shkon në një lokal tjetër, sërish ngjitur me gjimnazin dhe bisedon me “pronaren”.

Ajo i thotë ke atë pukjanen, ndërsa djali i pohon se “ajo nuk ishte në terezi”. Pronarja e pyet edhe njëherë se ça kishte, ndërsa ai i thotë se ishte duke lënë punën. Ajo i përgjigjet se “ka punuar gjithë ditën në shtet, gjithë ditën” dhe bën me shenje gishtin e mesit. Ajo i thotë se me I.. ke folur, po do 50 mijë lekë, po nuk vjen këtu, po te vendi. I jep nr e telefonit të I. Ajo i thotë se nesër ta qit ajo.

Të nesërmen, djali shkon sërish në lokal dhe kërkon banakieren, të cilës i thotë “dua respekt”. Pret disa kohë dhe bisedon me klientët, pikërisht me ata që qeras lokali. Njëri prej tyre i thotë se me B. do shkosh. “Ti si karkalec do të… B…, ajo është si balenë” i thotë.

Pas disa minutash takon B, dhe shkojnë në një godinë afër gjimnazit, që shërben si edhe hotel. Te porta është një djalë që e pyet nëse është apo jo me pagesë. Më pas i jep 5000 lekë dhe ngjitet në dhomë. Gruas i jep 10 mijë lekë të vjetra dhe ajo i thotë se bën më shumë. “Unë me 10 mijë lekë nuk …” i thotë ajo, ndërsa i kërkon edhe 5 mijë lekë të tjera. Djali e pyet nëse mund të sjellë edhe një shok, që është në gjimnaz, që s’ka mbushur 18 vjeç. Ajo i thotë po me 30 mijë lekë. “Unë do ta mësoj” i thotë në fund.

Ndërkohë, në një rast tjetër, djali bisedon përballë gjimnazit me një tjetër vajzë që ushtron prostitucion në zonë. Ajo i thotë nëse është ende në shkollë, apo e ka mbaruar. Ai i thotë se po, ndërsa ajo i thotë a ke shtëpi a jo. I thotë se “sa të pi kafe me shoqet dhe do të vij, hajde më bëj një ofertë telefoni”. Më pas bisedojnë dhe qytetari i thotë se “ik pi kafe” dhe më pas do të jap 10 mijë lekë. Ajo i kërkon “15 mijë lekë”.

***

Dita 1

Djali – Ku je mo shpirti?

Vajza 1 – Ça bone?

Djali – Mirë.

Vajza 1 – A je mirë?

Djali – Mirë. I thuaj asaj mund të vish pak këtu të flas diçka me të. Ajo.

Vajza 1 – Thirre vetë, hajde brënda.

Djali – Ti sa e ka pazarin me ma dhënë mua?!

Vajza 2 – Nuk, nuk jam në terezi për zotin, jam pa qejf.

Djali – Nesër?

Vajza 2 – Nesër shofim, po sot…

Djali – Si kalove? Mund të ulem pak?

Vajza 3 – Mund të ulesh. Ulu.

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë?

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë, jo sss’mundem.

Kamarierja – A do pish diçka?

Djali – Jo dua respekt.

Kamarierja – A mendova…

Djali – Nesër?!

Kamarierja – Nesër kismet, tu pa tu bo!

***

SHKON NË NJË LOKAL TJETËR…

Djali – Si të kam?

Sekserja – Hë mo ku ishe.

Djali – Hajde njëherë, hajde.

Sekserja – A ishe në shishe!

Djali – A do me pi ndonjë gjë a jo.

Sekserja – … sa kam ardhur prej spitali.

Djali – Pse ça ke?

Sekserja – jam sëmunë.

Djali – Kena ndonjë këtu ne?

Sekserja – O… ishte këtu, ju s’keni qenë.

Djali – Merre B… në telefon, të flas pak me të.

Sekserja – Po ke atë pukjanen.

Djali – Ajo pukjanja s’ishte në terezi.

Sekserja – Ça kishte?

Djali – Ëë?

Sekserja – Ça kishte ajo, ishte sëmurë?

Djali – Ishte në, tu e lënë punën dhe ishte keq fare.

Sekserja – Ëë, ka punuar gjithë ditën! Punë shteti! Gjithë ditën.

Djali – Ke nga një me nga shoqëru këtu?

Sekserja – O… ishte me … këtu. E…?

Djali – Cila E…?

Sekserja – Do 50 mijë lekë!

Djali – 50 mijë lekë?

Sekserja – Ëëë.

Djali – Thirre këtu ta bëj muhabet me të.

Sekserja – Nuk vjen këtu ajo, shkon…

Djali – Për mubahet!

Sekserja – Merre në telefon.

Djali – Shkruaje numrin e telefonit (i jep nr e telefonit). Si e ka emrin?

Sekserja – E…

Djali – A po fol ti me të? Neser i thuaj!

Sekserja – Nesër?

Djali – Po.

Sekserja – Po nesër kismet. Nesër? Unë thashë se e doje për sonte! Nesër ta qis unë. Ta qis unë nesër .

Djali – Ma qit ti nesër?

Sekserja – Po.

Djali – Sa lekë do kjo, 50 mijë lekë?

Sekserja – Mos bërrtit.

***

Dita 2

Djali – Respekt dua unë!

Kamarierja – Ëë?

Djali – Respekt, si gjithmonë.

(Në lokal vijnë vajza të reja. Në tavolina qëndrojnë disa të moshuar)

Djali – Hajde, hajde se nuk du me pi.

Kamarierja – Çfarë do me pi?

Djali – Nuk du me pi jo! Du B…

I moshuari – Nga je tu shku ti, hajde prapë (i drejtohet vajzës së re). Hajde moj se ka njerëz.

Djali – O V…, një sekondë.

V… – Po.

Djali – A ma jep numrin e B…

I moshuari – Ti do me … B…?

Djali – Po.

I moshuari – Do me … B… sot?

Djali – Po.

I moshuari – Gjithë asaj balene ti hipësh ti ore? Ti si karkalec ore, ça ti bësh asaj?

V… – 7, 7, 7…

Djali – Tre 7-ta…

V… – 10. (Telefonon B…) Më mori mua në telefon, mos i thuaj ta kam dhënë unë numrin…

Djali – Në rregull.

***

BISEDË ME NJË TJETËR VAJZË PARA GJIMNAZIT…

Djali – Si kalove? Sa është dita?

Vajza – Po shkoj të pi një kafe me shoqet.

Djali – Sa lekë dot?

Vajza – 1500 bën oferta!

Djali – S’kam terezi ofertash sot, unë të jap 20 mijë lekëshin, 30, 50 mijë lekë.

Vajza – Sa të pi kafe me shoqet do … Po ti ça po bën këtu?

Djali – Një puthje të vogël.

Vajza – S’je në shkollë?

Djali – Jo, unë nuk jam nxënës shkolle.

Vajza – Ashtu?

Djali – E kam mbaruar gjimnazin.

Vajza – A ke shtëpi ti?

Djali – Shko pi kafe do të marr në telefon. Të jap 12 mijë lekë.

Vajza – Ok!

***

SHKON NË NJË HOTEL, SËRISH NË AFËRSI TË GJIMNAZIT

Djali – 10 mijë lekë ëë?

Prostituta – Ta bëj kështu… Kjo V…

Djali – Për zotin, nëse i kam dhënë 500 lekë, e qerasa me një…

Sportelisti – … dhe pagesën?!

Djali – Hec se erdha (paguan lekët e hotelit).

Prostituta – E dua dhe nesër.

Sportelisti – Nesër je lart ti…

Prostituta – O me banjo me të gjitha (dhoma e hotelit).

Djali – Lekët para ëë?

Prostituta – Kush ta dha numrin? V… ta ka dhënë! Hë se ja kallzoj V… (për kaq pak lekë). Unë me 10 mijë lekë nuk … Mirë, mirë me 15 mijë.

Djali – Jo, jo s’kam.

Djali – Ta bie një shok nesër unë?

Prostituta – Ëëë?

Djali – 30 mijë lekë do ta bie.

Prostituta – Mirë, ma bjer.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Të rri dy orë me të.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Po, po do ta mësoj unë ama.

Djali – Ai çuni është 17 vjeç.

Prostituta – Mirë, mirë se e mësoj unë.

Djali – 16 a 17 vjeç, se di sa është.

Prostituta – Nesër ma bjer mua atë, t’ja bëj qejfin, të kënaqet ai t’ja bëjë Zoti hallall. A do me e pru direkt ti, ta bjesh këtu te dera, vij unë te dera. Dakort?

Djali – Në rregull!

Prostituta – Mos me e pa as te lokali mos me e çue.

Djali – Në rregull.

Marrë nga Top Channel

Tags: fiks fareshkolla ibrahim rugova ne kamze
Previous Post

Kush eshte doktori i kokaines ne Greqi, publikohet dosja

Next Post

Tre studentë nga zona e virusit në Kinë po kthehen në Shqipëri, do futen në karantinë

droni

droni

Next Post
Sa shqiptarë ka në Kinë, ministria e Jashtme informacion për infeksionin

Tre studentë nga zona e virusit në Kinë po kthehen në Shqipëri, do futen në karantinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.