Disa qindra shqiptarë jetojnë e studiojnë në Kinë ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion se ndonjë prej tyre është infektuar nga coronavirusi.
Ky fakt është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme. Në Kinë janë rreth 60 studentë shqiptarë si edhe 400 shqiptarë që punojnë në këtë vend.

Ndërkohë në aeroportin e Rinasit janë marrë të gjitha masat për të parandaluar virusin që vjen nga Kina.
Kompanitë më të mëdha të udhëtimit në botë kanë pezulluar udhëtimet me vendet e prekura nga koronavirusi kinez që ka shkaktuar dhjetëra të vdekur, megjithatë Shqipëria preket indirekt nga kjo situatë.











