Pas tërmetit në Turqi, kanë ardhur reagimet e para nga figurat publike në Shqipëri. Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ne rrjetet sociale duke shprehur solidaritetin e tij.
“Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ dje në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra me magnitude 6,7 te shkalles rihter.
/DRONI.al/











