Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë. Policia bën me dije se nuk ka të lënduar pasi autori vetëm ka qëlluar dhe është larguar.
Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit në lagjen “10 Korriku” dhe po punohet për kapjen e autorit informon policia duke sqaruar se nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/











