Një aksident i rende ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.
Nga aksidenti humbi jetën një person, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është Ardian Vreto, 45 vjeç, vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto, sipas syri tv.
45-vjeçari ka punuar më herët si punonjës policie, ndërsa aksidenti fatal ndodhi pranë fshatit Pishkash.
Sa i përket të plagosurve, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Durrësi, Adnan dhe Frida Sofa, të cilët janë dërguar në Spitalin e Librazhdit.












