Policia ka dhënë detajet zyrtare lidhur me aksidentin që ndodhi pak minuta më parë në Kombinat.
Policia konfirmon plagosjen e një personi, e cila sipas burimeve zyrtare eshte një e moshuar e moshës 64 vjeçe. Aktualisht ajo po merr mjekim dhe eshte ne gjendje kritike.
Tiranë / Informacion paraprak
Sot , më datë 23.01.2020, rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/











