Një ditë pasi gazeta ‘Bild’ i kushtoi një artikull lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, në të cilin akuzohej kryedemokrati Lulzim Basha, çështje e mbyllur nga gjykata ne Shqiperi, shkrimi i prestigjiozes gjermane është fshirë.
Artikulli u shpërnda fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe bazohet vetëm te deklaratat e Ballës, pa asnjë fakt gazetaresk.
Pavarësisht se BILD u atakua nga PS dhe mediat pranë saj si tabloid i pabesueshëm kur publikoi dosjen e përgjimeve, tani pas këtij artikulli po vlerësohet prej tyre si gazetë prestigjioze.

Vitin e shkuar, BILD publikoi dosjen e përgjimit të vjedhjes së votave duke e quajtur Shqipërinë një shtet mafioz, të drejtuar nga gangsterët.
/DRONI.al/











