• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLOG/ Qeveria ka rënë, duhet vetëm akti

droni by droni
19 January, 2020
in Opinion
0
VIDEO/Protesta e opozitës te Kryeministria,  digjet “piramida e krimit”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Avdyli

Shqipëria ka kryesimin e radhës (rutinor) të drejtimit të Organizatës per Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë përgjatë vitit 2020. Sigurisht që është një vendim proçedurial dhe nuk ka të bëjë me autoritetin e vendit që e kryeson.

Si vjen Shqipëria në këtë përfaqësim? Pa ndrojë, shkruaj, se e turpëron këtë institucion.

Mendoj se do të jetë hera e parë dhe e fundit, që një institucion ndërkombëtar, do ketë si kryesues objektin e Tij të vëzhgimit dhe problematikës. E njëjta situatë, sikur një të pandehur ta vësh shef sigurie të gjykatës.

Viti që lam pas ishte një vit traumatik në politikën, qeverisjen, ekonominë dhe përballjen me natyrën.

Në shkurt të vitit 2019, opozita braktisi parlamentin duke e konstatuar dhe përcaktuar atë si produkt ì krimit dhe blerjes së votave.

Ky vendim gjeti mbështetje të gjerë në opinionin e brendshëm dhe u pasua nga dhjetëra protesta të fuqishme kombëtare. Në të njëjtën kohë, qindra vatra të tjera protestash vlonin në Tiranë dhe qytete të tjera me problematika të ndryshme.

Në zgjedhjet vendore, opozita nuk u rregjistrua dhe demokracia u vu në rrezik serioz. Qeveria organizoj zgjedhje puniste, por pjesëmarrja në farsën e votimeve ishte diku te 450 mijë zgjedhës nga 3 milion të rregjistruar. Pa dekret presidencial, pa garë, pa alternativë dhe pa monitorim, renditja ishte si më poshtë: partia në pushtet (rilindja), e para, partia e të dërguarve me zor, e dyta dhe partitë paterica, të tretët. Është e qartë se me këtë rezultat dhe renditje, kryetarët vendorë nuk përfaqësojnë vullnetin popullor.

Tashmë edhe këta të emëruar po bien një nga një si dardha të krimbura, falë ligjit të dekriminalizimit dhe denoncimit që po ju bëhet nga Partia Demokratike.

Qeveria dhe mazhoranca, ajo pjesë e saj e quajtur Rilindje, ka uzurpuar çdo segment të strukturës shtetërore dhe ndihet zot fuqiplotë, në terren të shkrumbuar. Si të jesh pronar ì një pjese të shkretëtirës, ku jo vetëm uji të mungon, por as rëra nuk të shitet. Infrastrukturë e vjedhur dhe superstrukturë e gremisur, nënkupton totalisht rënie.

Bindja e shumicës së qytetarëve është se ky pushtet nuk ka legjitimitet. Probleme mbijetese ka patur dhe ka ekonomia. Në infrastrukturë ka bllokim total të investimeve, por virtualisht ndërtohen aeroporte dhe autostrada. Fuqia aktive dhe të shkolluarit largohen si nga kolera drejt vëndeve të tjera. Biznesi vogël dhe ì mesëm lebetitet në agoni dhe friket nga shtesa e detyrimeve që ju shkon çdo muaj.

Mundësia e likujditeteve shtetërore ka vdekur, mbasi fondet publike destinohen në konçesione miliardash, ndër miq e aktivitete të padukshme, jo të dobishme dhe në disa raste vetëm zhvatëse për popullatën.

Kaq mosbesues janë ata që nënkuptohen si përfitues të një investimi të premtuar, sa nuk e kanë temë bisede veprën, por vënë baste se kujt do t’i jepen lekët. Nëse ka diçka që politikës ì rri mbi kokë si shpata e Demokleut, është pikërisht marrëdhënia në raport me besimin.

Kjo është dëshmia më e rëndë për moralin e një qeverie.

Në politikën e jashtme dështimet kanë qenë spektakolare, por fatkeqe për vendin. Evropa ì bëri barrjerë Shqipërisë dhe vuri kushte për të cilat, nuk duket përmirësim.

Në dëshpërimin e fakti të kryer, qeveria u mundua të bëjë një lëvizje prej don kishoti me ballkanin sllav. Reaksioni në popullsitë e dy shteteve shqiptare e hijezoj këtë ndërmarrje.

Tërmeti në fakt shënjoj rënien e zhurmshme.Një fatkeqësi natyrore, që mori dhjetëra jetë, por nxori dhe të pastrehë mijëra familje. Shteti doli lakuriq në gjithë gjymtyrët e tij. Qytetarët janë të braktisur në mëshirën e dimrit. Solidariteti njerëzor nxori zbuluar degradimin e shtetit. Rrallëkush besoj të dërgonte donacionet te struktura qeveritare. Ende pret qeveria, por pritshmëritë e mëdha sjellin zhgënjime të tmerrshëme. Shumë më tepër fonde grumbulluan organizata apo edhe individë bamirës sesa qeveria. Mosbesimi vret shoqëri, popuj, jo më qeveri.

Në kushtet, kur varfëria hipën në fron, produkt ka mjerimin dhe krimin. Në të dy zërat jemi kampion.

Fundosja e ekonomisë, rritja galopante e çmimeve në gjithë artikujt dhe shërbimet, privimi ì fjalës së lirë, depresioni ì shoqërisë dhe mungesa e shpresës për ditën që vjen, tregon përmasat reale të krizës në Shqipëri. Në situatë të tillë, duke menduar se gjithë këto fenomene shqetësuese janë më gjigande se vetë qeveria, që ì krijoj, kryeministri duket se mjaftohet me idenë se : Të shkoj, si të shkoj. . .

Viti 2020, ì cili përkon me presidencën shqiptare, do të sjell realitete të tjera në Shqipëri. Në mbyllje, po citoj Ronald Regan kur ishte në garë për presidencën amerikane. Përballë tij, rival, ishte Presidenti Karter.

” Reçensioni është, kur fqinji juaj humbet punën. Depresioni është, kur ti humbet punën. Rimkëmbja është, kur Jimmy Carter largohet nga puna “. Profecia u përmbush, Ronald Regan e ringriti Amerikën.

Tags: ALBERT AVDYLI
Previous Post

Zhupa: Veliaj po betonizon cdo vend bosh te Tiranes, ja ku po nis kulla e re 100 metra

Next Post

Salvini entusiazmohet nga flamuri shqiptar, bëri një deklaratë të papritur

droni

droni

Next Post
Salvini entusiazmohet nga flamuri shqiptar, bëri një deklaratë të papritur

Salvini entusiazmohet nga flamuri shqiptar, bëri një deklaratë të papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.