• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Janë marrë masa në emër të tyre”, Acromax fsheh kontratën me Partinë Socialiste

droni by droni
18 January, 2020
in Politika
0
2 sinjale të pazakonshme nga Erion Veliaj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Acromax Media, e cila është akuzuar se censuron postime kritike ndaj qeverisë në mediat sociale, mohoi se punon për ndonjë parti politike, pavarësisht se më herët ata kishin pranuar të kundërtën në një komunikim me një gazetar të Exit News.

Në një deklaratë zyrtare dërguar Exit News këtë javë, kompania deklaron se “pronari i vetëm [i saj] është zoti Aldor Nini” dhe se “Acromax Media konfirmon se nuk kryen shërbime për parti politike […]”

Ky mohim kategorik është në kontrast të madh me pranimin që kompania ka bërë në muajin gusht 2019 për një gazetar të Exit News.

Në një bisedë në Facebook Messenger mes gazetarit të Exit dhe Ninit, gazetari e pyeti nëse Acromax punon “drejtpërdrejt ose indirekt për Edi Ramën ose Erion Veliajn, dhe a ka kryer ndonjëherë ndonjë punë që përfshinte synimin për të hequr nga internet material, faqe apo profile të njerëzve kritikë ndaj tyre [Ramës dhe Veliajt]?”

Në përgjigje, Nini konfirmoi se Partia Socialiste (PS) ishte klient i tyre. “E vetmja marrëdhënie biznesi që kemi është me partinë politike PS…”, u përgjigj ai.

Nini më pas renditi punët që kompania bënte për partinë në pushtet. Ato përfshinin bllokimin e përdorimit të paautorizuar të materialeve të partisë të mbrojtura nga të drejtat e autorit, siç janë fotot dhe videot; bashkëpunimin me Facebook-un për të raportuar lajme të rreme për anëtarët e PS-së; dhe përdorimin e sistemeve të automatizuara që kërkojnë dhe sinjalizojnë për lajme të rreme duke përdorur fjalë kyçe.

Kur Exit e pyeti nëse PS i kishte bërë kërkesa specifike Acromax-it për të shënjestruar postime të caktuara, Nini përsëri konfirmoi se ata punonin për PS-në dhe madje ofroi një listë të artikujve të hequr nga interneti.

“Ndoshta do të ishte më mirë t’ju dërgojmë një listë të të gjitha artikujve ndaj të cilëve kemi marra masa në emër të PS-së […],” pohoi Nini.

Në vijim ai i komunikoi Exit News-it se “ekipi” i tij po përgatiste listën e artikujve, dhe e dërgoi atë duke thënë “Kjo është lista e plotë e lidhjeve [artikujve] të raportuara në emër të PS-së nga kompania jonë për shkak të shkeljeve të të drejtave të autorit ose për lajme qartësisht të rreme.”

Megjithëse lista përmbante vetëm katër artikuj, ndërsa akuzat kundër Acromax-it janë për një numër shumë më të madh, komunikimi me gazetarin e Exit News tregon se pavarësisht mohimit të fundit të kompanisë, të paktën deri në gusht PS ishte vërtet një klient i Acromax Medias.

Acromax është akuzuar nga një numër në rritje i gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile se kompania u heq apo u bllokon foto, video apo faqe në rrjetet sociale pasi ato e njerrin Partinë Socialiste ose drejtues të saj në një drejtë jo fort të mirë. Kompania e ka mohuar këtë, duke thënë se ata veprojnë vetëm kundër lajmeve të rreme dhe shkeljeve të të drejtës së autorit./Exit

Tags: acromaxAKUZATlidhjapartia socialiste
Previous Post

Kush është 47-vjeçari që u plagos sot në shkëmbim zjarri me Policinë, një nga më të rrezikshmit e Vlorës

Next Post

Botohet vepra me fjalimin e fundit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij

droni

droni

Next Post
E RRALLË/ Gjergj Kastriot Skënderbeu nën hetim nga prokuroria shqiptare

Botohet vepra me fjalimin e fundit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.