Nje femi 2 vjec humbi jeten sot pasi nje zjarr ra ne nje shtepi ne Kurbin. Zjarrfikesit arriten te shuajne zjarrin por femija 2 vjecar u gjet i asfiksuar.
Kurbin/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












