Një ngjarje tjeter e rende eshte regjistruar në një qytet tjeter te Shqipërisë, duke shtuar keshtu numrin e ngjarjeve kriminale.
Sipas asaj që mediat kane raportuar, mesohet se në lagjen 18 shtatori pranë tregut të fruta perimeve në Gjirokastër rreth orës 23:30 për motive të dobëta dy vëllezër Enea dhe Kristofor Xhelili të moshës 24 dhe 26 vjeç janë konfliktuar me Aleko Shytin.
Në përleshje e sipër e kanë dëmtuar me mjetin prerës në fytyrë dhe gjoks. I dëmtuari u dërguar në spitalin “Omer Nishani”, Gjirokastër për të marrë ndihmën mjeksore.
Autorët janë shoqëruar në komisariatin e policisë ku Enea është arrestuar në flgrancë ndërsa Kristofori është dërguar për ndjekje penale.
/DRONI.al/











