• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zeri i Amerikes, qeveria fsheh financimin dhe shpenzimet per ERTV

droni by droni
14 January, 2020
in Kryesore, Kulture
0
DOKUMENTI/ Rama hap një portal të ri, harxhon 1 milion USD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Media në Shqipëri pritet të ndeshet gjatë këtij viti me një terren në vështirë përballë propagandës në rritje të zyrtarëve dhe ngushtimit të hapësirave të lirisë për informim dhe raportim, shkruan zeri i amerikes.

Konstatimi vjen nga grupimet e gazetarëve dhe të shoqërisë civile, që thonë se media po funksionon përmes një sistemi të deformuar, për shkak të ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve me pushtetin politik.

Drafti anti-shpifje i qeverisë, që kritikohet njëzëri nga komuniteti i gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, me argumentin se ngushton hapësirat e informimit dhe raportimit në mediat on-line, erdhi në një moment kur këto media po sfidonin lajmet që prodhohen dhe shpërndahen nga zyrat e shtypit, thonë gazetarët.

Spektri mediatik shqiptar vlerësohet nga analistë, gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile, të jetë nën trysninë e vazhdueshme të zyrtarëve të veshur me pushtet. Informaliteti në media, propaganda qeveritare dhe ngushtimi i hapësirës së informacionit dhe raportimit janë sot problemet më shqetësuese.

Analisti Fatos Lubonja argumenton per zerin e Amerikes se ka një vetëdorëzim të medias, pasi ato nuk janë produkt i tregut të lirë, por i binzeseve të pronarëve.

“Vetëdorëzimi është i qartë, ka të bëjë me konfliktin e interesit që kanë pronarët e mediave, të cilët duhet të mbrojnë interesat e bizneseve të tyre. Mirëpo këtu ka një konflikt, sepse nga një anë rritja dhe mbajtja në këmbë e biznesit në Shqipëri është bërë gjithë e më e pamundur pa mbështetjen e qeverisë, pa tenderat që jep qeveria, pa lejet e ndërtimit, lejet e ndryshme, konçensionet. Dhe pa dyshim që qeveria pastaj përmes kësaj kapje, që i ka bërë ekonomisë, ushtron presion mbi produktin tjetër, që duhet të prodhojnë mediat që është informacioni”, argumenton Fatos Lubonja, analist.

Gazetari i BIRN Gjergj Erebara thotë se numri i gazetarëve aktivë është në rënie dhe se redaksitë në media të ndryshme janë në tkurrje, për shkak të zvogëlimit të buxhetit të reklamave dhe ndërthurjes se interesave financiare të disa pronarëve të medias me pushtetin politik.

“Tregu shqiptar është i dominuar nga shumë pak reklamues të mëdhenj, përsa i përket televizioneve. Gazetat, që janë kontribut i qytetarit drejtpërdrejt, në financat e një media, është në rënie drastike, drejt asgjë​simit total. Gjatë vitit të kaluar u mbyll dhe gazeta Shekulli print, që ishte një nga gazetat më të vjetra në vend”, – thotë Gjergj Erbara, gazetar i BIRN.

Dhe kjo gjendje ka sjellë përparimin e propagandës së zyrtarëve, thonë gazetarët. Informacioni dhe raportimi është zëvendësuar me prodhimin e lajmeve të realizuara nga zyrat e shtypit, pohojnë ata.

“Propaganda zyrtare determinon informacionin dhe raportimin në media. Më së shumti kjo është e ndikueshme si e tillë mbi median tradicionale, të cilat aktualisht kanë dhe pjesën më të madhe të tregut mediatik të Shqipërisë”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Analisti Fatos Lubonja kur flet për rritjen e propagandës së qeverisë ka parasysh televizionin e kryeministrit ERTV.

“Ky është një nga skandalet dhe turpet më të mëdha të Shqipërisë, ku kryeministri krijon në zyrat e tij televizionin e tij, që prodhon vazhdimisht lajmet siç do vetë, si edhe shpërndan lajmet në gjithë televzionet e tjera private dhe publike”, thotë Fatos Lubonja, analist.

Gjatë seancës parlamentare në dhjetor ku u miratua drafti antishpifje i qeverisë, kryeministri Edi Rama kishte këtë përgjigje për kritikët e propagandës përmes televizionit me emrin e tij.

“Vetëm një të mirë ka kjo zhurmë, që bën publicitet për ERTV-në . “Televizion” – thotë! Mjafton të vesh një logo në një faqe video të Facebook-ut dhe ta quajnë televizion. Ky është qëllimi në fakt që ta quajnë televizion dhe ta ndjejnë konkurrent, ndërkohë që ERTV nuk pranon publicitet dhe nuk merr para nën dorë dhe kushton 100 herë më pak se portali më irrelevant, por është çështje vizioni dhe inteligjence, nuk është çështje parash”, – tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar.

Interesit të “Zërit të Amerikës” mbi shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe shoqërisë civile për propagandën në rritje të zyrtarëve të qeverisë, për produktin e gatshëm që u ofrohet mediave nga televizioni i kryeministrit ERTV, kostot e tij dhe faktin se kush i mbulon ato, zyra e shtypit pranë kryeminstrit nuk iu përgjigj.

Gazetarët mendojnë se zyrat e shtypit janë prodhuesit më të mëdhenj të lajmeve të rreme në Shqipëri. Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj thotë se gjatë punës së saj gjen gjithnjë e më pak hapësirë transparence në zyrat dhe faqet online të institucioneve, sidomos kur interesohet për menaxhimin e parave publike.

“Do të sjell një shembull. Agjensisë së Prokurimeve Publike ne i dërgojmë vazhdimisht kërkesa për informacion për dokumenta që janë në faqen e tyre por që nuk klikohen, ose nuk janë të aksesueshme, ose mungojnë tabela të tëra të cilat afishohen si tabela të mundshme për publikim, apo për tenderat, të cilët i kanë vetëm në një periudhë dy-tre javore dokumentacionin on line. Dhe cila është përgjigja e tyre? Është që ku dokumentacion dhe gjithçka tjetër është e aksesueshme në buletin. Ne e dimë shumë mirë​ që buletinet janë formate krejt të shkurtuara dhe detyrimi për t’i publikuar në​ faqen elektronike është krejt i ndryshëm”, – shprehet Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania.

Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë mendon se në momentin që qeveria u ndje e kërcënuar nga mediat e reja on-line, vendosi të miratojë ligjin antishpifje i cili detyron AMA të marrë rolin e gjykatës dhe mediat ta paguajnë gjobën pa shkuar në gjykatë, që praktikisht, sipas zotit Çipa, do të thotë mbyllje e tyre.

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të draftit në parlament, kishte këtë qëndrim ndaj kundërshtarëve të draftit.

“AMA nuk zëvendëson gjykatën. Ndërkohë që nuk ekziston mbyllja. Thjesht nuk ekziston. Kush thotë që ky ligj mbyll portalet gënjen. Nuk ka lexuar ligjin”, – tha kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare në dhjetor të vitit kaluar.

Ndërkohë gazetarët i kujtojnë shefit të qeverisë kritikat për draftin anti-shpifje nga institucionet ndërkombëtare, edhe pse ai mbrojti idenë se paketa ligjore kishte mbështetjen e OSBE-së, duke nënvizuar se paragrafi i pagesës së gjobës pa shkuar në gjykatë nuk është ndryshuar.

“Drafti e ka lënë në fuqi këtë gjë, që kryhet veprimi përmbarimor i penalitetit financiar dhe pastaj ti ke të drejtë ta vazhdosh proçesin në rrugën gjyqësore”, shprehet Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Analistët dhe gazetarët i shohin përpjekjet e qeverisë për miratimin e draftit anti-shpifje si vazhdimësi e vullnetit të mbrapshtë për të kontrolluar mediat.

“Nuk jemi në kohën kur qeveria ndikon politikën editoriale, jemi në kohën kur qeveria kontrollon në mënyrë tërësore politikën editoriale”, – thotë Gjergj Erebara, gazetar i “BIRN”.

Presidenti Ilir Meta të dielën e ktheu draftin antishpfije të qeverisë në parlament për rishqyrtim, me argmumentin se bie ndesh me parimet kushtetuese, ndërkohë që Unioni i Gazetarëve paralajmëron që nëse shumica qeverisëse nuk tërhiqet, do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Në këto kushte media pritet të ballafaqohet gjatë këtij viti me një terren të vështirë, në përpjekje për të ruajtur të pacunguar informacionin dhe raportimin, përballë propagangës dhe tentativave të pushtetit politik për ngushtimin e hapësirës së lirisë së medias në Shqipëri.Zeri i Amerikes

Tags: Ertv zeri i amerikes
Previous Post

Horoskopi, 15 janar 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Pse u larguan nga Shqiperia parate greke, mbyllje bankash, shitje kompanish

droni

droni

Next Post
Të hënën hapen bankat greke

Pse u larguan nga Shqiperia parate greke, mbyllje bankash, shitje kompanish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.