Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzën e lobimit rus për kreun e PD Lulzim Basha, zyrtarët Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Vendimi ëahtë marrë nga gjyqtari Lazer Sallaku, gjyqtar paraprak.
Seanca paraprake u zhvillua sot në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve të financimit të PD.
Kryedemokrati Lulzim Basha është marrë i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.












