Makina e kryetarit të FRPD-së Durrës, Ndrec Pjetri u dogj sot në qytetin e Durrësit në lagjen e quajtur Sektor Rinia.
Burime për abcnwes.al bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin por nuk kanë mundur të shpëtojnë makinën.
Në videon e transmetuar nga ky tv dallohen forcat zjarrfikëse teksa shuajnë zjarrin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës.











