• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/”U vonua me 1 muaj e gjysmë kërkesa për autoritetet italiane për Mark Babanin”, Bardhi: Kur do t’iu rikthehemi protestave

droni by droni
10 January, 2020
in Politika
0
VIDEO/”U vonua me 1 muaj e gjysmë kërkesa për autoritetet italiane për Mark Babanin”, Bardhi: Kur do t’iu rikthehemi protestave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi, u shpreh se Ministria e Drejtësisë ka vonuar për 1 muaj e gjysëm kërkesën e Prokurorisë për autoritetet italiane, që të konfirmojnë se Edi Rama i Vaut të Dejës është dënuar si hajdut në Itali.

Nga vizita e tij ne veri te vendit, Bardhi tha se objektiv i pandryshueshëm për opozitën është largimi i qeverisë së Edi Ramës, si mundësia e vetme për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

“Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore, është mundësi reale për ditët në vijim. Jemi drejt finalizimit të propozimeve për reformën zgjedhore. PS po tenton ta vonojë atë, pasi zbatimi i reformës sipas kushteve të Bundestagut, do të thotë zgjedhje të parakohshme”,-tha nder te tjera Bardhi.

INTERVISTA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI NGA VAU I DEJËS

Pyetje: Cili është qëllimi i takimeve me strukturat e PD?

Gazment Bardhi: Janë takime të organizuara në dy degë të qarkut të Shkodrës, që vijnë pas takimeve të zhvilluara në Qarkun e Lezhës dhe Kukësit. Sigurisht, kemi bërë një bilanc me strukturat e partisë mbi zhvillimet politike gjatë vitit 2019 dhe, bashkërisht, kemi caktuar objektivat për vitin 2020.

Pyetje: Sapo ka nisur 2020, cili është plani i opozitës? Do të ketë rikthim të protestave edhe përse tërmeti ndryshoi axhendën?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim që objektivi gjatë vitit 2019 është i njëjti objektiv që kemi edhe për vitin 2020: largimi i qeverisë, jo si dëshirë e opozitës, por si e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit.

Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019.

Pyetje: A do t’u riktheheni protestave?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.

Pyetje: A ka një datë konkrete?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme.

Pyetje: Keni bërë një denoncim për Vaun e Dejës, a keni informacion, nëse ka marrë prokuroria informacion rreth të shkuarës së tij? A ka PD të dhëna të tjera?
Gazment Bardhi: PD ka bërë publike të dhëna të plota që tregojnë që Mark Babani, i emëruari i Edi Ramës në bashkinë e Vaut të Dejës, është një hajdut i certifikuar me vendim gjyqësor nga autoritetet italiane. Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës.

Pyetje: A ka pasur ndërhyrje të drejtuesve të lartë?

Gazment Bardhi: Pa diskutim, Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës dhe, pa diskutim, Edi Rama do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur kriminelët e emëruar në krye të bashkive.

Pyetje: Edhe sa dosje të tjera ka PD?

Gazment Bardhi: Ne kemi denoncuar jo më larg se dje, kandidatin e emëruar nga Edi Rama në bashkinë Mallakastër. Sigurisht,

e kam thënë edhe më parë, kemi në proces verifikimi edhe kandidatë të tjerë të PS. Sapo të kemi dokumentacionin e plotë dhe të dokumentuar për secilin prej tyre, do ta ndajmë me opinionin publik.

Pyetje: Do të merrni pjesë në reformën zgjedhore?

Gazment Bardhi: Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore. Kemi drejt finalizimit të gjitha propozimet tona. Sigurisht, që pyetja nuk shtrohet nëse do të marrim pjesë apo jo ne. Sepse ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment që flasim, pala tjetër, kundërshtari ynë politik, PS, nuk ka hedhur asnjë hap, duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj që realizimi i reformës zgjedhore dhe, më pas, implementimi i reformës zgjedhore, do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetje: Opozita që është në Parlament bashkë me maxhorancën kanë bërë disa mbledhje dhe kanë bërë edhe disa propozime për reformën zgjedhore. Do t’u bashkoheni këtyre propozimeve?

Gazment Bardhi: Ne gjykojmë që çështjet e reformës zgjedhore janë çështje të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist për këtë kemi bërë një propozim. Propozimet e kaluara në atë komision parlamentar për të cilin ju i referoheni, sigurisht, që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri, nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën, nuk i japin zgjidhje përdorimit dhe kërcënimit dhe intimidimit të punonjësve të administratës. Pra, nuk i japin zgjidhje asnjë prej problemeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Ndërkohë, shumë shpejt, ne do të prezantojmë propozimet tona konkrete që adresojnë secilin prej shqetësimeve që kanë, realisht, shqiptarët dhe që pengojnë realizimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike në Shqipëri.

Pyetje: Zoti Bardhi, SPAK dhe BKH po shkojnë drejt formësimit. Në gjykimin tuaj, mund të shpresojnë shqiptarët se do të ketë vënie para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të hetimit të dosjeve të rënda që, deri më sot, nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar.

Gazment Bardhi: Çështja e parë që kishte për shqyrtim struktura antikorrupsion, që kishte të bënte me disa zyrtarë të lartë, gjyqtarë, përfundoi, siç ju e patë, me mbyllje hetimesh dhe me pas, me rrëzim të këtij vendimi të SPAK nga gjykata. Personalisht, por edhe PD, i ka dhënë mbështetje të plotë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut, e nxit Prokurorinë e Posaçme që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës me krimin. Dua të ripërsëris që, për të ruajtur imazhin e SPAK-ut, do të duhet që prokurorët, integriteti i të cilëve është vënë në pikëpyetje, ose për shkak se janë shërbëtorë të regjimit komunist, siç është drejtuesi i SPAK-ut, ose për shkak se janë vegla të Ulsi Manjës, siç është njëri prej prokurorëve i kapur në takim një ditë përpara votimit, do të duhet t’i hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj, me integritet që gëzojnë besimin e të gjithëve, për t’i dhënë imazhin e nevojshëm dhe besueshmërinë e nevojshme SPAK-ut.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/492211321672666/

/DRONI.al/

Tags: babanigazmend bardhihetimePDspak
Previous Post

Tentativë krimi në familjen e Adelina Tahirit, flet bashkëshortja e dajës së këngëtares

Next Post

Biseda+18/Zbardhen fjalët e “Zogut të Tiranës” me prostitutën: Doje të ma fusje …

droni

droni

Next Post
Biseda+18/Zbardhen fjalët e “Zogut të Tiranës” me prostitutën: Doje të ma fusje …

Biseda+18/Zbardhen fjalët e “Zogut të Tiranës” me prostitutën: Doje të ma fusje …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.