Festivali i fundvitit qe sapo lame pas, ka bere kaq zhurme, sa polemikat dhe pakënaqësitë vazhdojnë ende. I fundit qe ka folur ka qene kengetari dhe autori i njohur Elton Deda.
Mëngjesin e sotëm, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai ka folur për festivalin dhe ka treguar pakënaqësitë e tij.
Në fillim Eltoni është treguar diplomat, duke vlerësuar të dyja këngët, si të Arilenës ashtu dhe të Elvanës.
Më pas ai ka listuar disa nga gjërat më qesharake të Festivalit. “Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback”, u shpreh Eltoni.
Artisti shtoi se gjëja që vlerëson nga festivali, është orkestra, pasi punoi pa u lodhur për ditë të tëra dhe e dha rezultatin.
/DRONI.al/












