• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump publikon pasojat e sulmeve të Iranit: Fare pak dëme, asnjë ushtar i dëmtuar

droni by droni
8 January, 2020
in Rajoni
0
Vritet lideri i ISIS, Trump zbulon detaje nga operacioni: Vdiq duke qarë dhe ulëritur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA Donald Trump po i drejtohet vendit me një fjalim pas aktit të Iranit, i cili hodhi më shumë se një duzinë raketash balistike në të paktën dy baza ajrore irakiane që strehojnë trupa amerikane.

“Asnjë jetë amerikane apo irakiane e humbur nga sulmi me raketa i Iranit.

Vetëm pak dëme janë bërë nga rënia e raketave.

Falënderoj të gjithë ata burra dhe gra amerikanë dhe irakianë për kurajon e tyre.

Irani është sponsorizues i terrorizmit dhe kërcënon se do të ndërtojë armë nukleare’, tha gjatë fjalës së tij presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Besohet se Irani qëllimisht u përpoq të shmangë viktimat ushtarake amerikane në sulmet e tij me raketa ndaj bazave, sipas burimeve të qeverisë amerikane dhe atyre evropiane.

Burimet e paidentifikuara, që kanë dijeni për vlerësimet e inteligjencës, thanë të mërkurën se iranianët mendohet t’i kenë kalibruar sulmet në mënyrë të tillë që të mos goditeshin forcat amerikane, për të shmangur një shkallëzim të krizës.

Presidenti Trump, shkroi në rrjetin twitter më pas se “Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Është duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.

Ai u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë si dhe me sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper.

Ministri i Jashtëm iranian, shkroi më vonë se Irani ndërmori “masa proporcionale në vetëmbrojtje” duke shënjestëruar një bazë “nga e cila u krye sulmi i armatosur frikacak kundër qytetarëve tanë dhe zyrtarëve të lartë. Ne nuk kërkojmë përshkallëzim ose luftë, por do të mbrohemi nga çdo agresion,” shkroi ai.

Sulmi me raketa ishte hapi i fundit në një seri ngjarjesh të dy javëve të fundit në marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara fajësuan milicinë e mbështetur nga Irani për një sulm mbi një bazë irakiane gjatë të cilit u vra një kontraktues amerikan. Shtete e Bashkuara goditën me sulme ajrore pozicionet e milicisë në Irak dhe Siri, duke nxitur reagimin e qeverisë irakiane dhe protesta para ambasadës amerikane në Bagdad. Të premten një sulm ajror amerikan, vrau Qassem Soleimanin, komandant i trupave Quds të Iranit në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

Pentagoni tha se raketat iraniane vunë në shënjestër bazën Al-Asad, rreth 60 kilometra në perëndim të Bagdadit si dhe një bazë në Irbil, pjesë e rajonit gjysmë autonom kurd në Irak.

Rojat Revolucionare Islamike të Iranit lëshuan një deklaratë ku përshëndetën atë që e quajtën një sulm i suksesshëm me raketa ndaj bazave irakiane që strehonin trupa amerikane, duke thënë se kjo ishte një “hakmarrje për vrasjen dhe martirizimin e Qassem Soleimanit,” komandantit të trupave iraniane elitë Quds.

Një burim irakian i sigurisë i tha televizionit CNN se në bazën ajrore al-Asad ka patur viktima mes irakianëve, megjithatë nuk dihet nëse fjala ishte për të vrarë apo të plagosur.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se sulmi me raketa ishte “shuplakë në fytyrën” e Shteteve të Bashkuara, të cilat tha ai, duhet të largojnë trupat e tyre nga rajoni.

Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i tha televizionit CNN se “Presidenti dhe ekipi i tij do të ishte mirë të gjenin një mënyrë për të ulur tonet, sepse mund të përfundojmë në një luftë me përmasa të plota.”

“Ajo që ne duhet të bëjmë tani është të zbutet retorika nga të gjitha palët dhe ta nxjerrim veten nga kjo situatë,” shtoi ai.

Steven David, profesor në universitetin Johns Hopkins, i tha Zërit të Amerikës se mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të situatës janë “shumë të frikshme” me dy udhëheqës dhe vende që nuk duan të tërhiqen, dhe që janë të armatosur me të gjitha llojet e armëve fizike dhe kibernetike. Megjithatë ai shpreson se palët do të ulin tensionet për të shmangur mundësinë që situata t’u dalë duarsh.

Forcat amerikane kanë qenë në gatishmëri pas kërcënimeve të Iranit se do të kundërpërgjigjej me sulme si hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit.

“Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët në rajon,” tha zëdhënësi i Pentagonit.

Tags: Trump irania
Previous Post

Lideri Suprem i Iranit sulmon edhe Shqipërinë: Një vend i vogël dhe i mprapshtë që po komploton kundër Iranit

Next Post

30 shqiptarë u evakuan në Irak, ministria jep telefonat ku duhet kërkuar ndihmë

droni

droni

Next Post
JA PAGAT/ Punë ka po duhen profesionistë, Qeveria hap vende të reja pune, “fëmijë e bashkëshorte diplomati”

30 shqiptarë u evakuan në Irak, ministria jep telefonat ku duhet kërkuar ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.