Një 55 vjecar është hedhur në ujërat e lumit të Bistricës, në pjesën e njohur si Kanali i Çukës. Dëshmitarë në ngjarje kanë qenë disa qytetarë, që në panik nga ajo që panë, njoftuan me urgjencë policinë.
Qytetari, i cili ishte banor i Sarandës është identifikuar si Bastri Rroshi. Dëshmitarët tregojnë se ky person nuk njihet per probleme ekonomike apo te ndonje natyre tjetër, ndaj mbetet ende e rrethuar me mister arsyeja që e ka shtyrë atë drejt hedhjes në lumë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe familjarë të personit që u vetëhodh në lumë.
/DRONI.al/











