• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si do të hakmerret Irani? Zona që mund të kthehet në fushë beteje mes dy ushtrive

droni by droni
6 January, 2020
in Rajoni
0
Hakmarrje ndaj Amerikës pas vrasjes së gjeneralit/Sa e fortë është ushtria iraniane?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tani pyetja është vetëm një: si dhe ku do të hakmerret Irani. Deri më tani, reagimet kanë qenë politike.

Teherani ka kërcënuar (dhe është betuar) për hakmarrje, dhe ka njoftuar se tani beson se të gjitha klauzolat e marrëveshjes për programin bërthamor janë të harruara, duke e çliruar veten nga ai pakt i shkelur tashmë nga Donald Trump.

Rreziku është shumë i lartë, por nga shumë anë, në Iran, besojnë se ka ardhur koha për të goditur Shtetet e Bashkuara me një veprim “ushtarak”, duke konfirmuar rrezikun e shprehur prej shumë analistëve dhe diplomatëve, që përshkallëzimi mund të ndikojë në interesat strategjike të SHBA në Lindjen e Mesme, duke filluar pikërisht nga bazat ushtarake amerikane ose të aleatëve.

Nuk është një vendim i lehtë. Goditja e një baze amerikane me rrezikun e vrasjes së ushtarëve të angazhuar jashtë vendit, do të nënkuptonte ardhjen e kundërpërgjigjes së SHBA për Iranin.

Dhe me një president si Trump i cili nuk ka hezituar të vrasë Qasem Soleimanin, është e pamundur të mendohet se një sulm i tillë mund të “pranohet” nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni. Ka nga ata që besojnë se shpallja e rifillimit (de fakto) të programit bërthamor tashmë mund të jetë reagimi i Republikës Islamike: hipoteza që gjithashtu mund të shkaktojnë reagimin e Izraelit dhe aleatëve amerikanë në rajon, me rrezikun e një sulmi ndaj infrastrukturës iraniane të programit atomik (sulm kibernetik apo edhe me një bombë kirurgjikale). Por gjithashtu mund të supozohet se Teherani – në veçanti Pasdarani – mund të hakmerret për vdekjen e Soleimanit, duke u nisur nga zemra e sfidës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit: Gjiri Persik.

Ngushtica e Hormuzit, një rrugëkalimi themelore për trafikun botëror të naftës, mund të jetë pika e parë në të cilën Irani mund të përqendrohet. Dhe shumëkush e mban mend krizën e naftës këtë verë, kur Garda e Revolucionit kapi disa kamionë nafte (përgjigje ndaj sekuestrimit prej Mbretërisë së Bashkuar, të një super-ngarkese iraniane në Gjibraltar), dhe kur Gjiri Persik ishte shndërruar në një front të vërtetë lufte mes sulmeve, rrëmbimeve dhe shpërthimeve pak a shumë misterioze.

Mundësia që Gjiri Persik (Deti Arabik për SHBA) mund të jetë përsëri skena e përplasjes, është i lartë. Aq sa edhe H. I. Sutton, për Forbes, ka analizuar të paktën dhjetë mënyra me të cilat Irani mund të sulmonte cisterna nafte në Gjirin Persik, në përgjigje të asaj që ndodhi në Bagdad me vrasjen e shefit të forcave të Quds.

Irani ka të vendosur në Gjirin Persik një marinë të fuqishme, si dhe të dyfishtë. Në njërën anë ka atë shtetërore, Marinën Iraniane, trashëgimtare e asaj Persiane. Një doktrinë detare kundrejt oqeanit, nevoja për të mbajtur gjithmonë të hapur një rrugë drejt deteve dhe një lidhje të fortë, por më pak të drejtpërdrejtë me Revolucionin.

Në anën tjetër ndodhet Marina e Pasdaranëve, e cila ka kontroll të plotë dhe monitoron Gjirin Persik, si dhe menaxhon një flotë që zhvillohet pothuajse ekskluzivisht si një forcë guerile detare: qindra motoskafë të saj mund të godasin befasisht çdo anije apo flotë që udhëton nëpër rrugët detare të Gjirit. Dhe aftësia për t’u mbrojtur nga një sulm i njëkohshëm prej dhjetëra motoskafëve është shumë e vogël.

(Dy) marinat e Teheranit janë përqendruar për dekada në zhvillimin e aftësive guerile në ujëra të cekëta. Në pamundësi për të ngushtuar hendekun me armikun amerikan, alternativa ishte për ta transferuar konfliktin në fronte të tjera.

Dhe kështu u bë. Flota e nëndetëseve është jashtëzakonisht e madhe, e përbërë nga anije të vogla por shumë reaguese, dhe mbi të gjitha të markës kombëtare. Këtyre u shtohet klasa Kilo e shitur nga Moska dhe Fateh, një nëndetëse e prodhuar në Iran, e cila mund të nisë një raketë dukshëm më të fuqishme, se 14 nëndetëset Ghadir.

Shumë besojnë se këto mund të përdoren nga Irani për të goditur cisternat e naftës, anijet tregtare, automjetet ushtarake, por edhe shënjestra që ndodhen përtej Gjirit, si puse, rafineri apo edhe baza amerikane ose aleatësh arabë.

Një taktikë tjetër që Irani mund të përdorë tani është ajo e anijeve eksplozive. Jo një strategji e kalibrit të vogël: Hothët, pararojë shiite në Jemen, kanë përdorur prej kohësh jo vetëm raketa nga pozicionet bregdetare, por edhe këto anije të vogla të shndërruara në bomba. Dhe marina iraniane ka qenë duke stërvitur për përdorimin e këtyre anijeve prej disa kohësh (me ose pa pilot), duke u praktikuar edhe për aeroplanmbajtëset amerikane (USS Truman ndodhet në zonë).

Hipotezë që Marina e Shteteve të Bashkuara po e mban nën kontroll, kjo edhe sepse duket se droni që nisi raketën kundër makinës së Soleimanit, u nis nga Al Udeidi, në Katar. Dhe është Gjiri që ndan bazat e Pasdaranëve nga pararoja amerikane.

Por këto janë hipoteza që kanë të bëjnë edhe me një ngushticë tjetër të të njëjtit sektor: Bab el Mandeb. Porti i Detit të Kuq konsiderohet si një nga objektivat e mundshëm të marinës iraniane, pasi ashtu si Hormuzi ai përfaqëson një shtysë për trafikun tregtar dhe naftën që shkon e vjen nga Mesdheu. Houthit ndodhen në bregdetin jemenas të Bab el Mandeb dhe menjëherë mund të ofrojnë baza për të goditur anijet që lundrojnë në ujërat midis Adenit dhe Detit të Kuq. Nuk është rastësi që Operacioni Sentinel i filluar nga SHBA për lirinë e lundrimit dhe Irani përfshin si Hormuzin, ashtu edhe ngushticën tjetër midis Afrikës dhe Gadishullit Arabik.

Raketa dhe varka shpërthyese kanë, por në atë rast Irani nuk do të mund të kapte cisterna nafte: një ide që në Teheran mund të konsiderohej me rrezik të ulët konflikti, por me një normë të lartë incidencash në tregun e arit të zi.

Megjithëse objektivi që mendojnë në selinë e Pasdaran nuk duket të jetë ekskluzivisht ekonomik: pritet një përgjigje befasuese, veçanërisht nga segmentet më impulsive dhe të zemëruar. Hakmarrja për Soleimanin do të jetë më shumë sesa thjesht një rrëmbim. Por një bllokim detar në Hormuz do të ishte çështje tjetër. /InsideOver –/Bota.al

Tags: Amerikahakmarrjairanisulmi
Previous Post

Vrasja e çiftit në Australi/Vëllai i Vetonit me mesazh rrëqethës. Ç’thotë për kunatën dhe apeli i fortë për njerëzit

Next Post

Maskat iu grabitën të moshuarëve dymbëdhjetë milion lekë, tre në pranga, 87-vjeçari rrëfen momentet

droni

droni

Next Post
Maskat iu grabitën të moshuarëve dymbëdhjetë milion lekë, tre në pranga, 87-vjeçari rrëfen momentet

Maskat iu grabitën të moshuarëve dymbëdhjetë milion lekë, tre në pranga, 87-vjeçari rrëfen momentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.