Persona të paidentifikuar kanë goditur sërish automjetin e analistit Fatos Lubonja.
Burime të gazetes Panorama pranë Policisë së Shtetit konfirmuan se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij.
Mësohet se ky automjet është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë, gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, ndërkohë që Policia konfirmon se në datë 2 janar të vitit 2020, analisti ka bërë një kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë.
I pyetur nga Panorama.al, analisti Fatos Lubonja ka konfirmuar dhunimin e makinës së tij. Ai thekson se pret që autoritetet të zbardhin këtë ngjarje.
/DRONI.al/











