Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbrëmë me armë zjarri rreth orës 23:32. 47-vjeçari Guxim Gjyriqi e kishte djalë teze Fatmir Haklajn.
Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Autori i ka zënë pritë dhe e ka ekzekutuar, ndërsa më pas është larguar duke humbur gjurmët në errësirë duke përfituar nga nata.
Pistat e dyshuara të vrasjes janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminal.
/DRONI.al/












