Kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi sot ne seline e PD-se, grupin e punës për çështjen e reformës zgjedhore, e cila është shpallur një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike dhe opozitës.
PD ka premtyar se së shpejti do te behen publike propozimet e saj per reformen nderkohe qe po puniohet ne kapitujt e fundit. Burime të besueshme nga mbledhja e kreut të opozitës me përfaqësuesit demokratë të grupit të punës bënë të ditur se pritet që së shpejti Partia Demokratike t’i hape rrugë një debati dhe konsultimi publik.












