• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROFIL/ Qassem Soleimani, një kriminel mizor, që nuk mbaroi kurrë shkollën fillore

droni by droni
5 January, 2020
in Kryesore, Rajoni, speciale
0
VIDEO/ Ky është momenti kur gjenerali Iranian u godit nga droni
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin Soleimani-n, si një simbol famëkeq i përdorimit të frikësimit e vrasjeve nga regjimi, për krimet e tij kundër popullit iranian e njerëzve të tjerë në rajon. Populli iranian dhe protestuesit irakienë, të cilët kishin kohë që bënin thirrje për dëbimin e Soleimani-t nga Iraku, e kanë mirëpritur vdekjen e tij si një shenjë të shkatërrimit të kontrollit të regjimit mbi vendin e tyre.

Soleimani, në rangun e gjeneral-majorit, kishte një reputacion të keq si dora vrasëse e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, dhe ishte një figurë e urryer. Gjatë kryengritjeve të Iranit në 2018-ën dhe 2019-ën, protestuesit shqyen dhe dogjën posterat e tij në qytete të ndryshme. Qassem Soleimani, të cilit mediat shtetërore iraniane zakonisht i referohen si Haj Qasem, lindi më 11 mars 1957 në një fshat pranë qytetit Baft, në provincën jug-lindore Kerman. Ai nuk e mbaroi kurrë arsimin fillor. Kur ishte shumë i ri, punoi në ndërtim. Nuk ishte i trajnuar ushtarakisht. E megjithatë u ngrit në majë të komandës së IRGC-së falë mizorisë së tij dhe besnikërisë ndaj Khamenei-t.

Në 1998-ën, Soleimani u caktua komandant i Forcave terroriste Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), krahu jashtë-territorial i këtij korpusi.Megjithëse Forcat Quds kanë për detyrë të kryejnë misione jashtë Iranit, Soleimani, si anëtar i komandës së lartë të IRGC-së, ka qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj të makinerisë represive të regjimit brenda Iranit. Në korrik 1999, në kulmin e protestave studentore, ai firmosi një letër së bashku me komandantë të tjerë të IRGC-së, ku paralajmëronte presidentin e atëhershëm Mohammad Khatami se, nëse nuk do ta shtypte revoltën, IRGC do të ndërhynte. “Na ka mbaruar durimi,” shkruanin gjeneralët. Policia i shtypi demonstruesit, ashtu siç bënë përsëri një dekadë më vonë.

Roli i Soleimani-t në vrasjen e anëtarëve të MEK

Qasem Soleimani ka vrarë 141 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) me anë të sulmeve terroriste në Irak nga viti 2009 deri në vitin 2016, duke përdorur proksi të Forcave Quds në Irak, të cilët i komandonte vetë.

Ai ka udhëhequr disa prej sulmeve kundër Kampit Ashraf, ku banonin anëtarët e MEK. Më pas, kur anëtarët e MEK u zhvendosën në Kampin Liberty me mbështetjen e OKB-së dhe SHBA-së, proksit e regjimit iranian kryen sulme të shumta me raketa ndaj Kampit Liberty nën urdhrat e Soleimani-t, duke vrarë disa dhjetëra njerëz. Më poshtë vijon një listë e sulmeve dhe e të vrarëve:

Ashraf, 28 dhe 29 korrik 2009 u vranë 13 anëtarë të MEK

Ashraf, 8 prill 2011                  u vranë 36 anëtarë të MEK

Liberty, 9 shkurt 2013             u vranë 7 anëtarë të MEK

Liberty, 15 shkurt 2013           u vranë 3 anëtarë të MEK

Ashraf, 1 shtator 2013             u vranë 52 anëtarë të MEK

Liberty, 26 dhjetor 2013         u vranë 4 anëtarë të MEK

Liberty, 29 tetor 2015             u vranë 24 anëtarë të MEK

Krimet e Qassem Soleimani-t kundër PMOI/MEK – mbi dyzet akte terroriste

• Sulm terrorist ndaj Kampit Faeze në Kut, Irak, 7 maj 1999
• Sulm terrorist ndaj Kampit Habib në Irak, 25 shtator 1999
• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Ashraf në Irak, 18 prill 2001
• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Anzali në Irak, 18 prill 2001
• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Habib në Irak, 18 prill 2001
• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Alavi në Irak, 18 prill 2001
• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Faeze në Irak, 18 prill 2001
• Survejim ajror pa pilot i Kampit Ashraf, 19 prill 2001
• Sulm terrorist ndaj Kampit Habib, 7 qershor 2001
• Sulm terrorist ndaj Kampit Faeze, 9 gusht 2001
• Sulm terrorist ndaj Kampit Habib, 31 gusht 2001
• Sulm terrorist ndaj Kampeve Anzali, Ashraf, Alavi, 12 prill 2003
• Sulm terrorist ndaj grupeve të automjeteve të MEK në provincën Diyali, 15 prill 2003
• Sulm terrorist ndaj pozicioneve të MEK në zonën e Imam Veis, 18 prill 2003
• Sulm terrorist ndaj pozicioneve të MEK në zonën e Mandali, 23 prill 2003
• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK në urën që të çon në Meghdadiye, 25 prill 2003
• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK me raketa RPG, 27 prill 2003
• Sulm terrorist ndaj dy grupeve të automjeteve të MEK rrugës për në Harouniye në provincë Diyali, 29 prill 2003
• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK rrugës për në Khalis, 29 prill 2003
• Sulm me mortajë ndaj Kampit Ashraf, 17 korrik 2003
• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve logjistike të MEK përpara Kampit Zakeri, 1 gusht 2003
• Rrëmbimi i dy anëtarëve të MEK në zonën Karade të Bagdadit, 4 gusht 2003
• Sulm terrorist ndaj një autobusi me punëtorë irakenë rrugës për në Khalis, 29 maj 2006
• Shpërthim i tubave të ujit në Kampin Ashraf, 17 korrik 2006
• Shpërthim i tubave të ujit në Kampin Ashraf, 22 korrik 2006
• Shpërthim i stacionit të pompimit të ujit në Kampin Ashraf, 8 shkurt 2008
• Sulm me raketa Grad ndaj Kampit Ashraf, 26 maj 2008
• Sulm me raketa Grad ndaj Kampit Ashraf, 4 korrik 2008
• Sulm me raketë Katyusha ndaj Kampit Ashraf, 25 dhjetor 2011
• Sulm me raketë Mini-Katyusha ndaj Kampit Ashraf, 27 dhjetor 2011
• Sulm me raketa ndaj Kampit Ashraf, 28 dhjetor 2011
• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 9 shkurt 2013
• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 29 prill 2013
• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 15 qershor 2013
• Sulm terrorist dhe masakrim i 52 anëtarëve të MEK në Kampin Ashraf, 1 shtator 2013
• Rrëmbim i 7 anëtarëve të MEK në Kampin Ashraf gjatë sulmit terrorist, 1 shtator 2013
• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 26 dhjetor 2013
• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 27 janar 2016. /Top Channel

Tags: Qassem Soleimani
Previous Post

Policia zbardh ngjarjen e Burrelit, pse u qëllua mbi 2 vëllezërit

Next Post

Era rrezon murin mbi veturë tek Komuna e Parisit

droni

droni

Next Post
Era rrezon murin mbi veturë tek Komuna e Parisit

Era rrezon murin mbi veturë tek Komuna e Parisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.