Një tjetër shpërthim tritoli ndodhi gjatë natës në Shkodër. Ngjarja e dytë pas goditjes së oficerit të policisë, ndodhi në fshatin Grudë e re ne banesën e shtetasit Kolë Bungaja.
Lënda plasëse e cila dyshohet të jetë tritol, ishte vendosur në portën hyrëse të banesës.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.
Banoret kanë qenë në shtëpi në kohën kur ka shpërthyer tritoli.












