Familjarët, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës.


Ngjarja ndodhi sapo çifti i ri ishte kthyer në banesën e tyre në Yarraville pas një feste për përvjetorin e tyre të parë të martesës.
Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980. Lindita Musai ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.
Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.
/DRONI.al/











