• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Daily Mail’ zbardh skemën e vrasjes, pse Britania e “bëri njërin sy qorr” për bosin shqiptar të drogës?

droni by droni
4 January, 2020
in Kronika, Kryesore
0
‘Daily Mail’ zbardh skemën e vrasjes, pse Britania e “bëri njërin sy qorr” për bosin shqiptar të drogës?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur kanë kaluar rreth dy javë nga vrasja e shqiptarit Flamur Beqiri në Angli, prestigjiozja Daily Mail thotë se mbi këtë ngjarje janë disa pyetje që ngrihen dhe duan përgjigje.

Gazeta e madhe britanike, Daily Mail, ka zbardhur të tjera detaje nga vrasja e 36-vjeçarit shqiptar, Flamur Beqiri në Londër. Sipas gazetës, nuk kuptohet se përse një njeri i tillë jetonte në Angli. Ajo shton se shqiptari u vra pranë shkollës ku shkon princi George, çka e bën edhe më shqetësues eliminimin e tij.

Në një shkrim të gjatë, media britanike bën renditjen e fakteve kohë pas kohe, për të dalë në titullin: “A e ka bërë njërin sy qorr Britania lidhur me gangsterin shqiptar?

Vrasja e tij ditën e Krishtlindjeve shkruan “Daily Mail” u krye me një efikasitet të pamëshirshëm, si në një nga filmat e Hollivudit në Hollandë.

Flamur Beqiri, një 36-vjeçar që e përshkruante veten si një producent i industrisë muzikore, po shëtiste me gruan dhe djalin e vogël drejt shtëpisë së tyre me vlerë 1.8 milionë sterlina, në një prej rrugëve më në modë në Londër, rreth orës 9 të mëngjesit, në prag të Krishtlindjes, kur një atentator i vetëm doli në heshtje nga hijet.

Fqinjët dëgjuan pesë të shtëna. Katër me shpejtësi, thuhet se u qëlluan në shpinën e Beqirit. Pasi ai ra në tokë, një plumb u zbraz në kokën e tij nga një distancë e vogël. Vrasësi u arratis.
Beqiri mbeti në një pellg gjaku, e shoqja Debora Krasniqi ulërinte për ndihmë. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të një infermiereje që jetonte aty pranë dhe ekipit të ndihmës mjekësore, ishte e pamundur. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Në ditët që pasuan, u mësua se Beqiri ishte nga ata që policia pëlqen t’i quajë si njerëz me ‘lidhje’.

Emigranti shqiptar ishte shpallur një dekadë më parë si një prej njerëzve më të kërkuar në Suedi, një vend ku ishte rritur, mes pretendimeve se drejtonte një grup ndërkombëtar droge, të kapur duke trafikuar kanabis me një vlerë rruge prej 2 milionë sterlinash.

Ai u arratis për dy vite, por më pas u dorëzua te policia suedeze. Pasi qëndroi në paraburgim për pak kohë, pas një beteje të çuditshme ligjore, atij i dha një dënim i pezulluar dhe një gjobë, duke u lejuar të fitonte lirinë.

Sipas burimeve nga burgu, të cituara nga mediat suedeze, Beqiri dhe grupi i tij iu rikthye tregtisë kriminale. Megjithatë, ata menjëherë u përfshinë në një luftë të ashpër për territor me grupe rivale që kërkonin të kontrollonin rrugët e kanabisit dhe kokainës nga Maroku drejt Spanjës e më pas për në Malmo.

Teksa mosmarrëveshjet përshkallëzoheshin, shumë prej miqve të tij u sulmuan. Vitin e shkuar, një prej tyre u vra. Por Beqiri u vendos në Britani pasi mori mesa duket kërcënime me vdekje.

Një burrë i pashëm dhe me stil, ai u zhvendos në qarqet e luksit. Një nga dy motrat e tij është Misse Beqiri, një ish-modele të brendshmesh dhe influencese në rrjetet sociale. Përmes saj, ai u njoh me Deborën, një brune e njohur për imazhet që poston në Instagram nga pushimet ekzotike, makinat luksoze dhe blerjet e markave të njohura.

Dasma e tyre luksoze në Liqenin Komo në Itali përfshinte një vello të gjatë shtatë metra, një tortë me katër kate, ndërkohë që të ftuarit tymosnin puro kubaneze. Thuhet se ajo kushtoi 1 milionë sterlina.

Por pas kësaj fasade luksoze, ngelen pyetjet se përse u lejua ky kriminel i dënuar, me lidhje me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar, që të zhvendosej në Britani? Si mendonin autoritetet se i ka fituar këto para me të cilat financonte jetën luksoze?

Mbi të gjitha, përse vrasësit mendonin se mund të vrisnin një person, mesa duket pa u ndëshkuar, në mes të Londrës?

Tags: beqiridaily maildetajeSHQIPTARIvrasja
Previous Post

FOTO/E mban të fshehtë lidhjen e saj, Soni Malaj publikon për herë të parë foto me partnerin biznesmen

Next Post

Breshëri me armë në Shkodër, “Shqiponjat” dhe policia rrethojnë zonën, goditet grupi i adoleshentëve

droni

droni

Next Post
Breshëri me armë në Shkodër, “Shqiponjat” dhe policia rrethojnë zonën, goditet grupi i adoleshentëve

Breshëri me armë në Shkodër, “Shqiponjat” dhe policia rrethojnë zonën, goditet grupi i adoleshentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.