Dalin pamjet e sulmit të pamëshirshëm me dron ndaj gjeneralit Iranian Qassem Soleimani. Bashmë me të ishin edhe oficerë të tjerë të lartë të Gardës Revolucionare Islame ndërsa sulmi ajror amerikan u krye rrugës për në aeroportin e Bagdadit.
Pamjet CCTV të filmuara afër aeroportit dhe të shpërndara nga stacioni televiziv irakian AhadTV, tregojnë një shpërthim të madh pasi njëra nga dy makinat u shkatërrua nga raketat precize herët të premten në mëngjes, raporton Dailymail.
Gjeneral brigade Hussein Jafari Nia dhe gjeneralmajor Hadi Taremi u identifikuan në mesin e të vdekurve nga agjensia gjysmë zyrtare Fars, së bashku me kolonelin e rojeve Shahroud Mozaffari Nia dhe kapitenin Waheed Zamanian.












